Krimet zgjedhore në 25 prill, Prokuroria bën bilancin: 10 persona në hetim, 5 të arrestuar, për 4 të tjerë është kërkuar ‘arrest me burg’

TIRANË- 10 persona në hetim, 5 të arrestuar, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 të tjerë. Është ky bilanci i Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit. Report Tv ka mësuar nga burime zyrtare se Prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, nga 125 të bëra në total,  teksa janë në proces verifikimi paraprak 50 të tjera për krimet zgjedhore.  

Siç evidenton edhe Prokuroria numri më i madh është bërë nga partitë politike, kryesisht ajo Demokratike, e cila ka dërguar në prokurori, por edhe në SPAK një numër të lartë denoncimesh, për shitblerje të votës, por edhe përdorimin e aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, ndërsa qeveria ka qenë objekt i shumicës prej këtyre denoncimeve, më konkretisht 82, e ndërsa nga ana tjetër 20 kanë ardhur si referime të Policisë Gjyqësore dhe 23 të ardhura me transferim nga SPAK. Në kërkim për krime zgjedhore është edhe kandidati për deputet i LSI-së, Etion Joka pasi u kap duke u filmua teksa po i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Edhe ndërkombëtarët i kanë kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë çdo rast të krimit zgjedhor. Një ditë më parë, të njëjtën thirrje e përsëritën edhe vëzhguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE.

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve
Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore
Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit
Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.
Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje
Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Neni 330, Pengimi i zgjedhësit
Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit
Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor
Neni 248 ,Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë