Fshehu pistoletën e Ervis Martinaj, arrestohet Redi Popesku

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit Monopol, ku ndodhi masakra në ish-Bllok më 4 tetor, pasi dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës thanë se ka prova që Popesku ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe që dyshohet si personi kryesor që ka marrë pistoletën e Martinajt dhe e ka larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Nga hetimet e ekspertëve kriminialistikë, por edhe duke iu referuar dëshmive, Ervis Martinaj ka patur pistoletë në momentin që ndodhi përplasja. Personi i vetëm që ishte brenda dhomës ku ndodhën të shtënat dhe që nuk u plagos ishte Redi Popesku, i cili dyshohet se ndihmoi Martinajt ta çonte në spital, por edhe ka marrë pistoletën e tij dhe e ka larguar nga dhoma ku u përplasën 6 persona me armë. Redi Popesku u arrestua brenda lokalit “Monopol” mbrëmjen e së shtunës.

Zyrtarisht Policia thotë se Redi Popesku akuzohet “Për Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, por gjithashtu ai ka gënjyer pasi ka prova që ka qënë brenda dhomës ku u përplasën Ervis Martinaj, Fabjan Gaxha, Eljon Hato me grupin tjetër, Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushin. Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Redi Popesku sipas burimeve policore ka gënjyer edhe në dëshminë e tij. Në këtë dëshmi para prokurorëve Popesku tha:

Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata. Dua të sqaroj se Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi.

Redi Popescu

Por sipas ekspertëve kriminalistikë, takimi nuk ka qënë në këtë formë dhe Popesku është përpjekur të fshehë provat. Për përplasjen me armë në ish-bllok, policia deri më tani ka arrestuar Ervis Martinajn, Geldo Hotin, Eljon Haton dhe Redi Popeskun, ndërkohë që në kërkim mbeten Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

- Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arzen Zeni.: 22/10/2018 02:06

    Asgja skeni qa me ba. Ai qe drejton bastet e ketij visit eshte drejtor i madh te mjedisi ene te pyjet.

    Përgjigju
  • Ben: 21/10/2018 18:50

    Per Redin pyesni Arben Imamin.

    Përgjigju
    • Iliri: 13/11/2018 22:18

      ik pyete ti ne sy redin po pate bythe dhe qe shkruan ketu

  • Populli: 21/10/2018 11:42

    Nuk eshte e mundur qe te pa perzieret ose te pa pastrit te rrine me te pastrit

    Përgjigju
  • Redi Elbasan: 21/10/2018 10:53

    Gjithmone kto gjera kam bere, kam dhe kredi pafund qe kam marre te dukem si i pasur Dhe te rri me “ shtresa te larta” Vdes icik te rri me te forte, kjo i pelqen dhe gruas. Po sme eci kesaj rradhe!!!

    Përgjigju
    • Bledi: 21/10/2018 18:44

      Po ti ca halli ke?

  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Sot do të keni konflikt interesi në punë, çfarë thonë yjet për ju