Kritikat e Dumanit se institucionet nuk raportojnë korrupsionin, Rama lexon shifrat: SPAK, impakt parandalues

Kritikave të kreut të SPAK Altin Dumani se kanë rënë referimet nga institucionet shtetërore sa i përket rasteve të korrupsionit, iu është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama me anë të shifrave. Fillimisht Rama e interpretoi rënien e denoncimeve nga administrata me argumentin se janë parandaluar rastet, ndërsa më pas përmendi se janë referuar nga drejtoria anti-korrupsion 532 masa disiplinore.

“Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt impakt parandalues që ka filluar të japë dhe SPAK. Nuk e solla për replikë ndaj drejtuesit të SPAK por për të rrëzuar pretendimin e kundërshtarëve politikë se rastet e zbuluara nga SPAK janë rrufe. Në vetëm dy vitet e fundit drejtoria anti-korrupsion, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, ka dorëzuar në prokurori 48 kallëzime penale. Nga ana tjetër nëse në 2012 janë arrestuar, janë ndjekur me masa nga vetë policia e shtetit vetëm 270 efektivë të përfshirë në veprimtari të paligjshme , në vitet e qeverisë tonë numri është trefish. AMP ka 227 referime në prokurori. Shpresoj që shembujt që solla të shërbejnë për të gjithë ata që kanë krijuar idenë se ne kemi fjetur gjumë”.


Lajmi kryesor:

Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin


B.K/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali