Meta si Rama: Kriza politike po sjell pasoja në ekonomi, palët të reflektojnë urgjentisht

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, ka qenë edhe presidenti Ilir Meta, sa i përket krizës politike në Shqipëri. Nga Skrapari, Meta është shprehur se situata politike në Shqipëri po dëmton ekonominë e vendit, ku dhe u ka bërë thirrje palëve të reflektojnë urgjentisht. Në fjalët përshëndetëse nga qyteti i lindjes, Meta theksoi se duhet t'i jepet fund kësaj situate, pasi pasojat e saj kanë filluar të ndihen ndjeshëm në turizëm dhe ekonomi.

"Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë", tha Meta.

Një ditë më parë, kreministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për t'u ulur në tryezë dialogu me kryedemokratin Lulzim Basha. Ai ka theksuar se nuk është e nevojshme për ndërhyrjen e ndërkombëtare, si dhe e ka bërë të qartë që 30 qershori është i panegociueshëm. Ndërkohë, edhe Basha është shprehur dakord për dialog për të cilin ka vendosur dy kushte: dialogu të bëhet nga një palë e tretë, në këtë rast ndërkombëtarët dhe pa Ramën kryeministër.

Sot, pas një mbledhjeje mes Bashës dhe aleatëve të tij në selinë blu, është rënë dakord që opozita të vazhdojë me protestat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 15/05/2019 22:19

    I paci ne qafe te gjithe popullin Shqiptare qe vetem me rrena dhe mashrime i mbajtet per 29 vite (Demokraci) ti me Ps dhe Pd te gjithe mashtrues zoti ua dhashte drejetesin te gjithe atyre politikameve we vodhen dhe mashtruan kaq gjate. Zoti i ndihmofte popullin SHqipetar. Arbeni Londer

    Përgjigju
  • Liebe: 15/05/2019 17:58

    Lidh ate shemtiren tate.

    Përgjigju
  • Djali: 15/05/2019 17:30

    Thirri vetes tende e gruas se papermbajtur qe ke , se Ju me mikun e ngushte Sb jeni prodhues te krizave se jeni te pangopur me pushtet e para Na u hiqni se nuk mban me pilafi uje

    Përgjigju
  • Erik: 15/05/2019 16:54

    Kriza e satame

    Përgjigju
  • Arben: 15/05/2019 13:27

    Kriza politike po te shkrin partine dhe po te con drejt fundit o ditezi. Uroj te vazhdoje keshtu, se zor se i shpeton burgut pastaj

    Përgjigju
  • Arben Metani: 15/05/2019 12:54

    Te shkosh tek Sahit Dollapi dhe te mos shkosh ne spiatal tek asnje nga policet e plagosur e ke mbushur edhe derdhur kupen e mekateve te tua me kete popull. Ik sa me pare qe aty ku je, me deshiren tende. Ti loz si te duash deri kur Luzimi me Moniken te bejne lojen e dhunes sepse nuk merret njeri me ty. Por mos harro se populli mban llogarit dhe nje dite do ti paguash, edhe pse ti e di qe eshte fundi jote e nuk me frike per te tjerat qe mund te vine me keq.

    Përgjigju
  • Beni: 15/05/2019 12:43

    Ti je pale me palet

    Përgjigju
    • Liks floriri: 15/05/2019 13:29

      O kriminel O hajdut Po tek policete e plagosur vajte? Po ata police do ti hedhin o Prangat o trap ti dhe baxhelles qe te ka injoru

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë