TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës sot në qarkun e Fierit u ndal dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, e cila ofron për qytetarët sportelin e ri unik me procedura të unifikuara.
Kryekomisar Ervin Hodaj e ka informuar Kryeministrin Rama lidhur me mjediset e reja që janë vënë në funksionim për pritjen dhe shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe me volumin e punës që kryhet në këto mjedise.
Kryeministri Rama viziton mjediset e reja të Policisë së Fierit
Sipas tij janë rreth 60 aplikime që kryhen në ditë nga qytetarët për të marrë shërbime nga më të ndryshmet nga policia, duke nisur që nga vërtetimet, aplikimet për pasaporta, kërkesat për licenca apo dokumentacione të tjera.
Po ashtu në këtë zyrë bëhen rreth 15 kallëzime në ditë nga qytetarët. Ka mjedise të sistemuara për shërbime të veçanta siç është zyra për intervistimin e të miturve, proces i cili kryhet nga psikologu, ndërsa punonjësit e policisë e ndjekin nëpërmjet regjistrimit audio.

Po ashtu pranë Zyrës së shërbimit unik të qytetarëve është instaluar edhe një zyrë e Postës Shqiptare, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për tarifat e ndryshme që u duhet të paguajnë apo edhe detyrimet për masat administrative të Policisë Rrugore.
/f.n/
/Shqiptarja.com