Kthehen radhët në kufi! Më 1 tetor mbaroi marrëveshja sezonale mes Shqipërisë dhe Kosovës

Mesa duket 1 tetori zyrtarizoi përfundimin e sezonit turistik për qytetarët e Kosovës, kjo reflektuar menjëherë me rikthimin e regjimit të kontrolleve në kufi. Rikthimi i procedurës për kontrollin në kufi ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve nga Kosova e Shqipëri, të cilëve u është dashur të presin për të kaluar kufirin si pasojë e radhëve të gjata dhe fluksit të lartë të qytetarëve e mjeteve në dy anët, duke kërkuar shtrirjen e afateve pa kontrolle gjatë gjithë periudhës 12 mujor.

Policia kufitare konfirmoi se regjmi i kontrolleve në kufi është rikthyer për një periudhë një mujore, më pas do të operohet me procedurë të përshpejtuar përgjatë festave dhe fundjavave.

Ndërsa në muajin shkurt do të rinisë zbatimin i protokollit për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës.

Protokolli i shtrirë për periudhën nëntë mujore të vitit nisi të zbatohet nga 1 qershori i këtij viti, fillimisht në pikën kufitare të Morinës e më pas edhe në pikat e tjera kufitare Shqipëri-Kosovë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin