Nëntë vjet pasi dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, rikthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Artan Didi. Kësaj here, drejtuesi i parë i policisë pas marrjes së pushtetit në 2013-ën të socialistëve, ka shfaqur interes për drejtimin e Gardës së Republikës.
Ky institucion prej 5 muajsh është pa drejtues, pas dorëheqjes nga detyra të Gramos Sakos, i cili e drejtonte prej shtatorit 2013, si një ndër drejtuesit me jetëgjatë të post-komunizmit. Artan Didi, është në mesin e 6 kandidaturave që kanë shfaqur interes për garën e kreut të ri të Gardës. Bashke më të janë edhe Dritan Osmani, Krenar Carçani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe e vetmja grua, Jona Lamko.
Për herë të parë, kreu i Gardës bëhet me konkurs, ndërsa aplikimet janë mbyllur në datën 26 qershor me këto 6 kandidatura. Aktualisht, burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t'ia paraqesë Ministrit të Brendshëm, i cili kandidatin më të vlerësuar ia kalon Kryeministrit për emërim.
Në mesin e 6 kandidatëve, më i kuotuari mbetet Artan Didi, por kjo pritet të shihet pas vlerësimit të secilit. Në 2015-ën Didi u largua nga drejtimi i bluve pas diskutimeve se në atë kohë shkak u bë shkelja e procedurave ligjore të shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku, të cilët më vonë morën pafajësi.
Kandidatët
Artan Didi
Dritan Osmani
Krenar Carcani
Klajdi Hajredinaj
Ermal Onuzi
Jona Lamko
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës
1 Maj, 07:25
-
Ligji i ri për Gardën, deputeti i opozitës: Po ndryshohet sipas kërkesave të kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm
1 Mars, 12:11
-
Kreu i ri i Gardës së Republikës zgjidhet me konkurrim, PS bën gati ndryshimet e reja në ligj, ish zyrtarët mbrohen vetëm nëse u rrezikohet jeta
11 Shkurt, 14:13
-
Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, dorëhiqet Gramos Sako! Emri më i lakuar për ta zëvendësuar ai i Haki Çakos
3 Shkurt, 14:07
-
Formulari i vetëdeklarimit për ‘SkyECC’ dhe ‘EnchroChat’, efektivi i Gardës pranon se ka përdorur njërin prej aplikacioneve! Nis verifikimi
3 Shkurt, 13:41
-
Nis ristrukturimi i Gardës së Republikës, 70 vende të lira! Në garë do jenë të rinj nga mosha 19-30 vjeç për nivelin bazë ‘inspektor’
7 Janar, 15:27
-
Vendimi i Qeverisë/ Kreu i SPAK, GJKKO dhe i BKH-së me eskortë jashtë vendit dhe deri në 2 vjet pas mbarimit të mandatit! Masa edhe për sigurinë e familjarëve
29 Dhjetor 2023, 15:56
-
Kaosi në Kuvend, gazetarët e politikës: Po pengohemi në punën tonë, të merren masa! Garda: Na mirëkuptoni, qëllimi ishte shmangia e incidenteve
9 Nëntor 2023, 14:56
-
Kaosi në Kuvend, Rithemelimi mbledh deputetët: Gardistët me armë në sallë, kallëzojmë në SPAK Nikollën! Garda për Report Tv: Nuk është e vërtetë
2 Nëntor 2023, 13:31
-
Hakerat rusë sulmojnë faqen e SHISH dhe të Gardës së Republikës, disa orë jashtë funksionit
13 Tetor 2023, 20:49
-
Vendimi/ Kredi me interes 0 për 900 policë të pastrehë! Shteti paguan qiranë gardistëve që punojnë larg shtëpisë! Balla: Policë në shërbim të krimit? Plot hetime në proces
30 Gusht 2023, 13:37
-
Masa shtesë për sigurinë e Altin Dumanit? SPAK: S'ka asnjë mbrojtje të shtuar ndaj tij nga Garda! Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme: S'kam pasur asnjë problem
30 Gusht 2023, 12:25
Unë propozoj joanën se femrat janë të drejta
PërgjigjuKa lek akoma Shqiperia E mbylle me dinitet Policin pse u ktheve kur ky vend nuk behet .
PërgjigjuTa gezoje detyren e re Ermali. E meriton me shume se Didi.
Përgjigju