KUKËS - Partia CDU e Kancelares Gjermane, Angela Merkel duket se mbështetjen e tyre, në këtë fushatë elektorale  po e japin për  kandidatët e djathtë. Kryetari i forumit rinor të CDU-së, Paul Ziemiak tha se Shqipëria është një partner strategjik dhe se kjo forcë politike mbështet Partinë Demokratike dhe rininë.

I pyetur nga gazetarët, për  largimet masive të banorëve dhe rinisë Kuksianë, drejt Gjermanisë, ai tha se fenomeni i largimit nuk mund ti ndryshojë gjërat, duke sjellë të rinjtë në Gjermani, por duke sjellë industrinë dhe zhvillimin ekonomik në Kukës.

Duke folur qartë dhe dhënë mbështetjen e tij, por edhe të CDU ndaj kandidatëve të djathtë, ai u shpreh se qyteti duhet të nisë ndryshimin, ndryshim që synon zhvillimin ekonomik, përmes investimeve gjermane, që kanë shprehur interes për të investuar në Kukës.

Këto deklarata përfaqësuesi i forumit  rinor të CDU –së Gjermane i bëri gjatë një takimi të mbajtur në Kukës, ku u mbështet kandidati i djathtë Bashkim Shehu, që synon të drejtojë bashkinë e Kukësit në katër vitet e ardhshme.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)