Banorët e një lagje të fshatit Shtiqën, në Kukës janë bërë bashkë për të sistemuar një pjesë të rrugës që përshkon lagjen e tyre. Deri më tani janë 22 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas organizatorit të kësaj nisme Shkëlqim Basha,shuma e mbledhur është e pa mjaftueshme për të rregulluar rrugën dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë dhe të bizneseve.
“Na janë bërë gjithsej 58 mijë lekë të reja dhe tani kërkojmë ndihmë. Kemi 20 familje që janë të gatshëm bëjnë punë krahu. Ne kërkojmë ndihmë nga Bashkia dhe jemi të gatshëm që punën e krahut ta bëjmë vetë” u shpreh iniciatori i kësaj nisme.
Gjatësia e rrugës sipas banorëve është 60 metra dhe shtrihet në një terren të vështirë ku reshjet e vjeshtës dhe dimrit e bëjnë edhe me të vështirë kalimin në rrugë.
“Ne jemi mbi 100 familje që kalojmë në këtë rrugë. Rruga është pakalueshme as verës dhe jo më në dimër. Ne kemi kontribuar me aq mundësi sa keni dhe i kërkojmë kryetarit të bashkisë që të na ndihmojnë me mjete dhe me fonde”.
“Gjithmonë kur ka pasur votime kanë ardhur, ne kërkojmë që të mos vijnë vetëm për votime por të bëjnë diçka edhe për komunitetin”.
“I kërkojmë bashkisë mjetet sepse i ka, nuk po kërkojmë punëtore, ne kërkojmë të na ndihmojë”, thanë qytetarët.
Kjo rrugë me qytetin e Kukësit lidh jo vetëm banorët e lagjes por edhe banorë të tjerët të fshatit Shtiqën, i cili është futur tashmë në programin e qeverisë për 100 fshatra. Mirëpo që nga 2017 kur nisi ky program, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1360
Lajme të tjera
-
Kukës, 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Masa disiplinore për nënkomisarin dhe oficerët e patrullës
23 Prill, 16:54
-
Nga Sao Paolo në Kukës për turizëm, çifti brazilian: Kemi udhëtuar mbi 70 shtete, Shqipëria na ka surprizuar
21 Prill, 13:16
-
Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët (VIDEO)
20 Prill, 15:48
-
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
19 Prill, 14:38
-
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
19 Prill, 11:51
-
FOTO/ Lumi i Gashit në Tropojë, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO
19 Prill, 09:42
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës
16 Prill, 19:42
-
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
16 Prill, 19:09
-
Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara
16 Prill, 11:37
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
Jemi dakort per rregullimin e rruges! Por PDja ju la ne meshire te fatit,duke ju mashtruar dhe votat ja dhate si me te mirit.por sa vota i dhat Safet Gjicit,ju qe sot i kerkoni rrugen,me njeren dore jipet me tjetren merret,ju sa keni dhene? Apo i keni bojkotuar se ashtu ju ka mesuar partia.besoj se ky GJici do jua rregudhoje.
Përgjigju