Kungull i verdhë me djath në furrë
Përbërësit:
800 gr kungull I verdhë
220 gr djath mozzarella
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
4 lugë gjelle parmixhan i grirë
borzilok
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin nga lëkura dhe e presim atë në feta të holla. Në një tas vendosim 200 gr pure domate, kripë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Në një tepsi 28 me 20 cm fillimisht hedhim pak vaj ulliri dhe lyejmë tavën me furçë mbi të shpërndajmë 2 lugë gjelle salcë. Vendosim fetat e kungullit njëra pas tjetrës duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës me fetat e kungullit. Spërkatim kungullin me kripë dhe piper të zi. Shpërnadajmë përsëri salcë domate mbi kungull, shpërndajmë, shpërndajmë djath mozzarella mbi salcë, disa gjethe borzilok, dhe e pudrosim me pak parmixhano të grir, mbulojmë djathrat me shtresën e dytë me feta kungulli dhe vazhdojmë si më parë, kripë dhe piper të zi si dhe pure domatesh, borzilok, copëza djathi mozzarella dhe parmixhano kështu vazhdojmë dhe me shtresën e lartë si më parë në fund pasi vendosim mozzarella dhe parmixhano spërkatim dhe me pak vaj dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 35 minuta.










Komente
Komento