Kungull të mbushur me gjizë nga zonja Vjollca

Kungull të mbushur me gjizë

Përbërësit:

4 kunguj

400 gr gjizë

3 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle parmixhan

1 tufë kopër

2 vezë

80 gr djath cheddar

Përgatitja

Pastrojmë dhe qërojmë hollë kungujt. I presim në dysh për së gjati.I pastrojmë me lugë pjesën e brendshmedhe I japim formën e një varke. Nëse pjesa e brendshme nuk ka fara e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim pak ( nëse ka fara I largojmë).  Në një tas vendosim gjizën dhe hudhrën të grirë, kripë, piper të zi, parmigiano, vezët e plota, kungujt e grirë dhe kopër. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në një tepsi shtojmë letër pjekje vendosim kungujt dhe I mbushim me gjizën me djath cheddar. Vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë celsius për 30 minuta.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë

Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë