/ATSH/ - Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë ditës së djeshme u arrestua në flagrancë shtetasi Martin Deda, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë, pasi më datë 4 maj 2015, rreth  orës  17.00 në afersi të stacionit të trenit në Laç, është kapur në flagrancë duke lëvizur me biçikletë dhe në të kishte të vendosur e të mbeshtjella me dy thasë sintetike 1 armë zjarri automatik M-56, 7.62 m/m,  1 pushkë M-56, 7.62 m/m, si dhe një krehër automatiku e 7 fishekë M-56.
Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i armëve dhe municioneve cilësinë provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale  "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak".