Si erdhi futbolli në Shqipëri? Detaje nga Uvil Zajmi në Esencë

I ftuar ne studion e Esencës në Report Tv ishte fantastiku, i parezistueshmi, i padiskutueshmi, i mrekullueshmi i sportit Uvil Zajmi. Ai foli për një historik të shkurtër të futbollit shqiptar me dhe pa gola! Si, kur dhe kush e solli futbollin në Shqipëri?

Cila ishte gjendja njerëzore e futbollit shqiptar të para viteve 90? Cilat ishin hallet, vështirësitë e pafundme të futbollistëve shqiptarë? Kur u krijuan fushat e para të futbollit në Shqipëri dhe cilat ishin klubet e para të sportit? Si ishte gjendja e futbollit shqiptar para vitit 1944 dhe çfarë ndodhi më pas? Esencë, çdo të premte dhe të diel ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Si erdhi futbolli në Shqipëri zotni Zajmi?

Uvil Zajmi: -Në Shkodër nisi futbolli nga vitet 1900. Një top i parë i sjellë nga dikush, apo vendosja e fushës, krijohen gjithashtu shoqëritë e para të futbollit. Si fillim nis me Vllazninë. KS Vllaznia është klubi i parë shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919, 105 vite më parë. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se është ekipi më i vjetër në Shqipëri. Ka vazhduar më pas përhapja në Korçë, Vlorë dhe në organizimin e parë zyrtar të futbollit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

 Eljan Tanini: -Si u krijua loja te ne?

 Uvil Zajmi: -Kemi takime miqësore me garnizonet ushtarake, si Bari etj… Kampionatet nisën pas lufte. Nga viti 1930 deri në vitin 1938-1939, ku janë zhvilluar shumë kampionate, një kontribut shumë të madh kanë dhënë edhe arbitrat. Një ndër ta ishte edhe koloneli anglez Dayrell Oaklyey Hill, ai krijoi kushtet e para të futbollit shqiptar. Sir Oakley Hill, britaniku i dashuruar me futbollin shqiptar në kohën e Mbretit Zog në kujtimet e tij thotë: -Futbollistët shqiptarë ishin shumë hatërmbetës, e braktisnin lojën edhe për diçka të vogël.

Eljan Tanini: -Ka pasur edhe të tjerë si anglezi në fjalë?

Uvil Zajmi: -Krahas anglezit ka pasur edhe arbitra italianë, vendas dhe të huaj. Edhe gjatë luftës ka pasur edhe ekipe që kanë luajtur me garnizone gjermane, po kështu edhe në Kavajë. Miqësorja e parë është bërë me Malin e Zi, 1945-1946. Në ballkaniadë kemi dalë fitues, ajo është ende fitorja e vetme ndërkombëtare. Skuadra stërvitej atje ku janë sot Shallvaret. 

Eljan Tanini: -Kush u thirr nga jashtë për futbollin shqiptar?

 Uvil Zajmi: -Ju bë thirrje Naim Kryeziut dhe Riza Lushtës, ata nuk pranuan të vinin për shumë arsye, nuk garantohej jeta e tyre. Njëri luante me Juven e tjetri me Romën. Loro Boriçi, Pal Mirashi, Qamil Teliti me portierin Italian Giacomo Pozeli, Biçaku e të tjerë krijuan Kombëtaren Shqiptare. Më pas nisin edhe kampionatet me Besim Fagun në krye. Erdhën Xhod Shaqiri, Skënder Jareci, Zihni Gjinali etj…

Eljan Tanini: -Klubet dhe emrat si dhe kur u krijuan? Më thuaj disa data me rëndësi? 

Uvil Zajmi: -Më pas krijohet më 15 gusht 1920 Sport Klub Tirana, ndërsa  më 19 qershor 1950 Dinamo. Partizani krijohet në 4 shkurt të vitit 1946. 1959-1960 u dha urdhër që do të dilnin emra unikalë, u dhanë edhe emrat e maleve për skuadrat shqiptare të kohës. Ishin kampionate të rregullta me dy faza, vjeshtë pranverë. 17 Nëntori shpërthen me vitet 70, ndërsa në vitin 1959 inagurohet Stadiumi Dinamo.

1961 Partizani-Dinamo 0-0, në minutën e 117 Refik Resmja bën gol, në minutën e 118. Stavri Lubonja barazon. Pas 3 ditësh vazhdon ndeshja po në Stadiumin Dinamo me Arbitër Hysen Hysenaj. Anton Mazreku, Vaspi Samimi i dhanë hov të madh futbollit shqiptar me rregulloret e reja. Golden Gol, penalltitë kualifikuese, hedhja e shortit, ku ende nuk aplikoheshin 11 m. Në vitet 1945-1963-64 Shqiperisë i mungojnë ekipet ndërkombëtare dhe aktivitetet zyrtare.

Eljan Tanini: -Me kë luanim ne më shumë?

Uvil Zajmi: -Ne luanim me vetëm skuadrat motra. Qemal Vogli u arratis shumë herët. Në vitin 1963 Shqipëria bëhet edhe më aktive për europianin, humbasim 4 me një atje, dhe një me zero këtu fitojmë ne. Pasi ne barazuam me Gjermaninë këtu u shtua dëshira për të luajtur me botën. Humbëm në Gjermani 6-0,  humbëm me Jugosllavinë 4-1, drejtuesve të futbollit iu shtua frika se ne po të luajmë do të pësojmë rezultate të frikshme.

Jemi rikthyer në Europë në vitin 1971, me Gjermaninë, Poloninë, Turqinë. Ishte koha e barazimit me Irlandën e Veriut një me një, ishte koha e Xhorxh Bestit ku Zhega bën gooool!

Luhej me taka me shollë, te Hotel Donika bëheshin planet tona për rezultate të mëdha. Gjermania më e madhe e kohës së saj ka ardhur edhe në Shqipëri.

Eljan Tanini: -Luanin mirë djemtë tanë?

Uvil Zajmi: -Kur mendon ato raporte të zhdrejta, del në mendimin se djemtë tanë ishin heronj që u dilte përpara Franz Beckenbauer.

Ishte koha kur Loro Boriçi aktivizoi Astrit Ziun, loja përballë Belgjikës ka qenë një fitore kolosale, Minga dhe Josa i bënë golat. Me mbretëritë, me shtetet që ishin mbretëri ne nuk luanim fare, gjithashtu edhe me vendet që ishin kundër politikës sonë.

Me ardhjen e Mehdi Bushatit në sportin tonë, janë krijuar të tjera praktika për Shqipërinë. Me rusët jemi përplasur për herë të parë në volejboll.

7-8 vjet ishte 0 përfaqësimi i Shqipërisë në botë, vetëm Mehdi Bushati e ndryshoi gjendjen. Nuk ishte e lehtë të vije në krye të sportit. Mehdi Bushati e hoqi biografinë e keqe.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën