Kush fiton në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë? Të martën në Report Tv sondazhi i fundit i 'Piepolit' për 14 Majin

Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.

Në fokus të sondazhit të fundit bashkia e Tiranës, bashkia e Durrësit, bashkia e Elbasanit, bashkia e Shkodrës, bashkia e Lezhës dhe bashkia e Korçës. Kush është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët në 6 bashkitë ku parashikohen sfidat më interesante të këtyre zgjedhjeve? Cila është prirja e votës për këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë?

Rezultatet e sondazhit të fundit të institutit 'Piepoli' 5 ditë para zgjedhjeve, të martën ora 21 në emisionin 'Repolitix'.

Rezultatet e sondazhit të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 
Rezultatet e sondazhit  të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZHI 2
Rezultatet e sondazhit  të publikuar më 19 prill në Report Tv: SONDAZHI 3
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 26 prill në Report Tv: SONDAZHI 4
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 3 prill në Report Tv: SONDAZHI 5

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 08/05/2023 09:41

    SHQIPERIA DHE SHQIPTARET SHKOJNE VETEM P E R P A R A..kurre me mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore