Kush janë armiqtë?
Nëse unë shprehem me sinqeritet se mes Hillary Klinton dhe Donald Trump, zgjedh Hillaryn, kjo tregon shumë nga unë.
Nëse unë shprehem me sinqeritet se mes Hillary Klinton dhe Donald Trump, zgjedh Hillaryn, kjo tregon shumë nga unë. Tregon se në krahasim me superpasanikun me shtëpi mbushur me objekte floriri, preferoj një grua që studoi, punoi vetë e po vetë u përball me furtunat publike apo jo, ashtu si çdo njeri në ekzistencën e tij përballet. Unë, Alba Malltezi, me Donald Trump, nuk do të kisha dëshirë as të pija një kafe, e jo më ta shihja si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ky është thjeshtë mendimi im. Të tjerë do të ishin të lumtur të pinin me të kafe e çdo gjë tjetër. Unë jam një grimcë e papërfillshme në Univers, por Universi, me zemërgjerësinë e tij më ka dhënë hapsirën time, që e shijoj me kaq shumë kënaqësi e sidomos e lirë të shprehem.
Nuk është në edukatën time dhe as në të drejtën time të përqesh të gjitha ata që mendojnë të kundërtën: Pëlqejnë Donald Trump. Kjo është e bukura e Demokracisë që të gjithë e duam aq shumë, e që vetëm më të mirët e kanë më afër përsosmërisë, si Shtetet e Bashkuara, për shembull. Nga ana tjetër, që unë mendoj ndryshe, nuk do të thotë të vihem në shënjestër nga cilido trumpist. Edhe në këtë pikë është liria dhe zgjedhja ime, të distancohem.
Në jetë më kanë edukuar, kam mësuar të vëzhgoj, vlerësoj e gjykoj realitetin sidomos përmes asaj që duket, që shoh. Mendoj se jeta, puna jonë, pasuritë që kemi e nuk kemi, tregojnë se çfarë kemi ndërtuar. Në fund të fundit tregojnë se Kush jemi. Pastaj, vetëm përmes mjeteve, profesionit, diturisë, punës e kërkimit, mund të mësoj edhe atë që nuk duket. Asnjëherë, nuk kam gjykuar, menduar, shkruar apo folur për dikë, sepse ashtu kam dëgjuar. Më duhet ta pranoj, duke mos dëgjuar “llafet” e të tjerëve, shpesh e kam edhe pësuar. Por edhe në këtë pësim, kam preferuar të vuaj nga eksperienca ime, sa të më mbetej dyshimi e brejtja se veprova me llafet e mendjen e të tjerëve.
Shumë, shoh, lexoj, gjykojnë edhe atë që nuk shohin, por që hamendësojnë. Eshtë punë për ta, seicili prej tyre, në shumicën e rasteve kanë emër e mbiemër. Janë të ndryshëm nga unë, por nuk janë armiqtë e mi. Nuk mund të jetë armik dikush që mendon ndryshe. Po kush është armik sot?
Mendoj se armik është ai që me veprimet e tij cënon hapsirën personale të lirisë, ai që futet në jetën tënde pa mirësjellje, pa përshëndetur, pa trokitur e me arrogancë, prepotencë e mendjemadhësi, kërkon të të detyrojë të mendosh e veprosh si ai. Ndryshe nis ofendimet e shpifjet. Qëndroni larg nga këta individë, tregojuani në kohë vendin.
Edhe në epokën e globalizmit, në epokën e rrjeteve sociale, vlejnë ligjet e pashkruara që ne shqiptarët i njohim mirë: një të panjohuri, hapi derën nëse të troket në shtëpi, por nëse nis sillet keq, nëse synon të bëhet “padroni” i hapsirës tënde, mbaj gjithnjë hapur dritare. Që aty mund të fluturojë nga erdhi.
Ja këta them se janë “armiqtë” e kohëve moderne. Futen në shtëpinë tënde pasi gjejnë derën hapur dhe... Por ky është vetëm mendimi im... periferik.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46