Kushtetuesja rrëzon Arben Malajn, kundërshtoi vendimin për shkarkimin që i bëri PS nga bordi i Bankës së Shqipërisë

Kushtetuesja rrëzon Arben Malajn, kundërshtoi vendimin për shkarkimin që i bëri PS nga bordi i Bankës së Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Arben Malajt për të hedhur poshtë vendimin e Kuvendit, i cili e shkarkoi Malajn nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist u shkarkua me propozim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në 18 dhjetor të 2019, me argumentin se ka mbajtur qëndrime personale politike, të cilat nuk lidhen me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë. Më parë, në 12 mars 2019, qeveria, me propozim të kryeministrit Edi Rama vendosi pezullimin e Malajt nga detyra si dhe i propozoi Kuvendit shkarkimin e tij. Në 15 korrik 2019, edhe grupi parlamentar i PS i propozoi Kuvendit shkarkimin e Malajt.

Malaj i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e vendimit të shkarkimit me pretendimin se është cenuar pavarësia e Bankës së Shqipërisë, është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor, është cenuar e drejta për të mos u dënuar pa faj dhe e drejta për t’u prezumuar i pafajshëm, si dhe është cenuar e drejta e lirisë së shprehjes. Në 3 korrik 2020, trupa gjykuese pranë Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, në dhomë këshillimi, ka vendosur që kërkesa e Malajt të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

Sipas vendimit, Malaj duhet t’u drejtohet gjykatave të tjera të të juridiksionit të zakonshëm për të vendosur në vend të drejtën e tij. “Kolegji vlerëson se kërkuesi, për mbrojtjen e të drejtave të tij, ka në dispozicion mjete të tjera juridike pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm, të cilat ofrojnë premisa suksesi në drejtim të efektivitetit. Vetëm pas shterimit të tyre kërkuesi mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese me anë të ankimit kushtetues individual. Kontrolli kushtetues që kryen Gjykata Kushtetuese ka karakter subsidiar, çka nënkupton se ai nuk mund të ushtrohet pa u shteruar kontrolli i zakonshëm gjyqësor”, thuhet me vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LUSH PËRBALI KA TË DREJT: 21/07/2020 08:39

    KE PLOTËSISHT TĒ DREJT O ZOTNI EDI RAMA ËSHTË LEGEN SE PO TË ISHTE BURR I TREGONTE VRENDIN QENIT RUGAÇ BURIT TË BUÇES MONIKA PROSTITUTËS. PLOTËSISHT TË DREJT KE MOR ZOTNI PO KJO ËSHTË SHQIPRI MAVRIA SHQIPRI KATRANI.

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 04:11

    Arben Malaj nuk paska miq te forte si Fullani,megjithese ky I pari u denua per politike,kurse I dyti u demshperblye se vodhi.

    Përgjigju
  • XXX: 21/07/2020 01:24

    Ky hajdut duhet te gjykohet e te burgoset per vjedhje dhe pazare te pista ne tender e bashkepunim me mafioze qe quhen VIP kur ka qene Minister i Financave, kerkon te kthehet ne qendren e parase se shqiptareve. Nuk ngopet fshatari Malaj.

    Përgjigju
  • Lush Berbali: 20/07/2020 21:34

    Dakord ! E shkarkuat Arben Malajn .Dhe mire ia bete.Kishte bere shkelje,por edhe shprehur pakenaqesi. Iku ky... Ilir Meten e qortuat. Me nje fjale nje vrejtje te lehteeee. Sepse nuk beri shkelje. Ai beri krime. Futi shqiptaret publikisht ne vellavrasje me prishjen e zgjedhjeve. Ju quajti bande . Ju kercenon çdo here qe i shkrepet se mund tu shperndaje. Pengon ngritjen e institucioneve dhe ve ke t'i teket. Me nje fjale fshin bythen me kushtetuten ,por ju nuk kini bythe ta shkarkoni. Ne nje kohe qe duhet te ishte ne burg. Krahasimin le ta bejne njerezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë