Kuvendi nuk ndalet/3 ditë mbledhje për shqyrtimin e masave kundër COVID-19,  ja 7 aktet normative dhe datat kur do miratohen 

Kuvendi nuk ndalet/3 ditë mbledhje për shqyrtimin e masave kundër COVID-19,  ja 7 aktet normative dhe datat kur do miratohen 

Foto ilustruese

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë nga data 30 mars deri në 1 prill shtatë aktet normative të qeverisë për masat për parandalimin e infeksionit të shkarkuar nga virusi covid-19.

Në mbledhjen e djeshme online të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat, të shqyrtojnë në datat 30 mars, 31 mars dhe 1 prill të gjitha aktet normative me fuqinë e ligjit, të miratuara nga qeveria gjatë këtij muaj për izolimin e koronavirusit.

Më pas do të zhvillohet një seancë plenare për miratimin e akteve në mënyrë përfundimtare. Qeveria i ka miratuar aktet nga data 12-27 mars. Ndërkaq, neni 101 i Kushtetutës parashikon që këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve. 

Po çfarë parashikojnë shtatë aktet normative? Akti kryesor është ai datës 15 mars për masat e veçanta që duhet të zbatohen nga individët dhe bizneset, gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë akt përfshihet pezullimi i veprimtarive të përcaktuara, ndalimi i qarkullimit me automjete, ndalimi i zhvillimit të aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca etj., detyrimi për vetëkarantinim, pezullimi i transportit publik, mbyllja e bareve, lokaleve, restoranteve, klubeve etj., ndalimi i rritjes së çmimit për mallrat etj., si dhe ndëshkimet përkatëse për shkeljen e kufizimeve.

Tre akte të tjera normative janë shtesa dhe ndryshime të aktit kryesor, pas vendosjes së kufizimeve të reja me kalimin e ditëve.

Dy akte ndryshojnë buxhetin e shtetit dhe parashikojnë paktën me masat ekonomike, për të zbutur krizën financiare të shkarkuar nga covid-19. 

Një tjetër akt normativ parashikon qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të 600 të dënuarave, në kuadër të masave kudër përhapjes së koronavirusit në burgje.

Akti i shtatë normativ parashikon ndryshimin e ligjit të për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, duke përfshirën në ligj vetëkarantinimin si detyrim, angazhimin e ushtrisë dhe policisë në rastin e epidemive dhe pandemive, si dhe shtatëfishimin e gjobave për bizneset, individët dhe institucioneve shtetërore, që nuk zbatojnë masat e qeverisë dhe të autoriteteve shëndetësore në kohë epidemish dhe në situata të zakonshme. 

Kalendari i shqyrtimit të akteve normative 

Komisioni për Shëndetësinë në datën 30 mars do të shqyrtojë; 

-Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””.

-Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

-Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në datën 30 mars do të shqyrtojë;

-Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””.

-Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.

Komisioni i Ligjore në datën 30 mars do të shqyrtojë;

-Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe
shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

-Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat në datën 31 mars do të shqyrtojë;

-Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

-Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. Komision përgjegjës Depozituar më 27.03.2020

Komisioni i Ligjeve në datën 1 prill do të shqyrtojë;

Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””.

Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””.

Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit