SPAK: 147 vite burg për laboratorin e heroinës në Has, mes tyre 'koka' e Avdylajve dhe vëllai i ish-deputetit të PS! Kërkohet konfiskimi i pasurive të ’bosëve‘

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) përfundon pas dy viteve hetimet për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit dhe kërkon në total 147 vite burg për 17 të pandehur. Mes të pandehurve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Xhevi Ndoka ndaj të cilit kërkohët dënimi me 8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit kërkohet 10 vite burg.

Pretenca u lexua nga prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara të cilët tetorin e vitit 2018 kur SPAK ishin ‘Krimet e Rënda‘ urdhëruan arrestimet e të dyshuarve në kuadër të dosjes 339.

Për Admir Hoxhën i cili ëshë ende në arrati kërkohen 12 vite burg pasi cilësohet organizator i këtij rrjeti po ashtu edhe konfiskimin e pasurisë Hotel "Ador“ në Rinas.

Prokuroria kërkon 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 6.8 vite burg për për Altin Avdyli,10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela, këto 2 të fundit me nga 12 vite.

Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha. Anëtarët e grupit akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokuroria i akuzon për trafik të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe laboratorin në Has. Por si lindi kjo dosje? 

Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 14/12/2020 16:14

    me ben pershtypje shtojca "vellai i deputetit xy".se pari ka 8 vjet qe nuk eshte deputet..se dyti,a ka dore ish deputeti ne kete afere ,qe i permendet emri.?nese jo ,ai ishi mund te jete si te doje,mund te mos me pelqeje (dhe vertet mua nuk me ka pelqyer asnjehere)por nuk mund te sherbeje si mbiemer cilesor,per nje te inkriminuar.une e konsideroj shume te gabuar dhe ,po te isha ne vend te tij ,do kerkoja demshperblim ne gjukate ndaj gazetarit qe permend emrin.Nese Arben Rusta di ndonje gje qe nuk e ka kapur prokuroria dhe gjukata,qe e lidh ishin me trafikantet qe denohen atehere te ndihmije ne hetimin gjyqesor

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 14/12/2020 14:53

    Dhe japin nga 4 vjet per 2 cigare hashash. Po ndonje amisti nuk do e bejn vitin tjeter?

    Përgjigju
  • Bert Durrsi: 14/12/2020 14:14

    Hajd shyqyr ishalla po kapin dhe Lul Berishen dhe te shpetoj durrsi amon

    Përgjigju
  • Erik: 14/12/2020 12:33

    Mbi 100 vjet o gazetar, beji llogarite mire.

    Përgjigju
  • Cte besh: 14/12/2020 12:00

    I paskan fike. Ndoshta e kalojne fundin e vitit 2020 ne burg. Per sa kg heroine behej fjale? 200kg? Dhe marijuana? Nejse, i duhen rilindjes per zgjedhjet. Po bejne shtet

    Përgjigju
  • Boss ene Trim: 14/12/2020 11:42

    Band me e strukturuar e degjeneruar dhe e deshtuar se prokuroria e shqiperis nuk ka per te pas mo kombi jone .

    Përgjigju
  • Prokuroria: 14/12/2020 11:19

    Denime qesharake per banden e Avdylve. Dmth dalin per 6 muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut