TIRANË- Bilanci i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri është optimist! Ditën e sotme kanë fituar betejën me këtë virus të padukshëm 9 pacientë, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 85. Ky lajm i mirë është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
"Lajm i mirë: 9 të shëruar sot", shkruan kreu i qeverisë në një postim të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Referuar shifrave zyrtare të bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor, në total janë konfirmuar pozitiv 277 (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Dje humbi jetën një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit i prekur me koronavirus, duke çuar numrin e viktimave në 16.
Komente












JANE PER CDO LAVDAATE,JO VETEM QEVERITARET QE MOBILIZUAN GJITHA MASATE,POR VECMAS DALLOJNE SHERBIMET MJEKESORE-PERSONELI MJKESOR DHE AI POLICORE DHE GJITHA STRRUKTURAT SHTETERORE.
Përgjigju