Teksa kreu i PD Sali Berisha e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit si lëvizje për interesa personale, për Shemsi Prençin lëvizja e Ervin Salianjit, u mbështet nga figura dinjitoze në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ai tha se lëvizja e Salianjit ka sjellë shpresë për demokratët.

‘Mua më vjen që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha 4 vite më parë duke qenë anëtarë i përjashtuar nga Partia Demokratike sepse u shpallë non grata nga SHBA, dhe ai nisi rebelimin e tij duke shpikur foltoren, ndërsa sot ndalon dhe privon të drejtën e njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai. Unë u bëjë thirrje demokratëve që të largojnë njëherë Saliun, sepse ata me Berishën se rrëzojnë dot Ramën edhe pse ka skandalet më të mëdha në qeveri. Unë lëvizen e Salianjit e shoh si një lëvizje që sjellë shpresë tek demokratët. Po ai u mbështet nga figura dinjitoze në PD. Berisha se lejon mendimin ndryshe brenda PD sepse duke e lejuar këtë secili merr njerëzit e vet aty’, tha ai.

Ish- kryetari i degës së PD në Kukës Ibsen Elezi, tha se Salianji nuk ka kauzë. Ai tha se me këtë lëvizje Salianji po kërkon që të faktorizohet në politik.

‘Berisha kur doli me foltore pati një kauzë dhe ndërtoi një platformë politike. Berisha pati arsye, këto po të duan kishin spunto kur Berisha refuzoi që të respektojë nenin Basha dhe t’i thoshin stop. Nuk mund të fillojë një betejë pa shkak. Shkak ishte ai që Berisha shkeli rregullin. Pse po e bënë Salianji këtë? Sepse kanë një spunto nga dikush kanë njerëz që i shtyjnë. Salianji filloi me Bashën më pas i thanë shko me Berishën, ai është i paqëndrueshëm. Salianji do pikë avarazh që të përballet nesër me Berishën që të tregoi se ka peshë politike. Nëse ai se nis këtë lëvizje është pa peshë politike fare’, tha ai.

Për gazetarin Poli Hoxha, Salianji s’ka shpresë për të marrë PD-në, pasi sipas tij partia është në duart e Berishës.

‘PD është në dëshpërim kërkon shpresë. Unë e ka, ndjekur Berishën dhe ai nuk ndryshon, e ka situatën keq për veç non gradës dhe drejtësisë. PD lider një të shpallur non grata nga SHBA. Ka kryetra një politikan që është marrë i pandehur. Gjithë çështja është që në këtë parti gjëja më kryesore është që  diskutohet është që duhet mendimi ndryshe në parti. Për mua Salianji s’ka kauzë, për mua ai është deri tek mendimi ndryshe. Kanë ngritur harkun dhe ka shënjuar vetëm laraska. Kurse Berisha nga një ana thotë ca janë këto foltore dhe nga ana tjetër bënë vet foltore. Po Salianji s’ka shpresë për të marrë PD-në se partia është në duart e Berishës ’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Lëvizja e Salianjit/ Çipa: Nuk është fraksion! PD nuk vjen dot në pushtet me Berishën

 

Analisti Aleksandër Çipa, deklaroi në emisionin 'Frontline' se kjo lëvizje e Salianjit përshpejtojë edhe mbajtjen e foltoreve të Sali Berishës.

Sipas tij, PD është në duart e Berishës dhe sa kohë ai është në krye të asaj partie PD s'mund të vijë në pushtet.

‘Është i pamjaftueshëm një takim që të themi që ai nuk mund të sfidojë Berishën. PD duhet që të nis një proces për lidershipin e ri. Anëtarësia e PD është në heshtjen e vet për një lidership të ri. Fraksion është herët që ta themi këtë lëvizjen e Salianjit. Takimet e Salianjit dhe Alimehmetit përshpejtojë shpalljen e foltores së Berishës sepse vendimi për foltoren u morë para dy ditësh dhe u zgjodh Mirdita sepse ka mbështetje më të madhe. Ai është udhëheqës i ndenjur ka 35 vite që  është aty dhe nuk lëviz më. Në këtë gjendje nuk vjen dot në pushtet PD’, tha ai.