Shpërthim me tritol në servisin e makinave gjatë natës në Lezhë! Lënda plasëse u hodh nga dy persona, ishin me motor! Djali i pronarit: Nuk kemi konflikte (VIDEO)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 00:39 pranë një servisi makinash në fshatin Ishull-Shëngjin. Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Djali i pronarit të servisit Klaudio Mëhilli foli për ngjarjen duke treguar se ishin në gjumë në banesën që është një kat sipër servisit. Autorët janë kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë ku duken dy persona që afrohen me motor dhe skafandër. Pasi vendosin eksplozivin, ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda me pas shihet shpërthimi. 

Klaudio tregon se nuk kemi konflikt me njeri dhe shpresojmë qe te zbardhet sa me shpejt nga organet kompetente.

"Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditëm të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia", tha Klaudio Mëhilli.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
‘U tremb edhe vajza e vogël’, flet djali i pronarit të servisit që iu vendos tritol në Lezhë: Nuk kemi konflikte

 

Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio Mëhilli flet duke treguar ngjarjen ku ne ore 00:39 ju vendos një sasi tritoli. Mëhilli tregon se në atë moment ndodheshim ne gjumë ne banesën qe është një kat sipër servisit. Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditem te gjitha ndërsa vajza e vogël u tremb shume. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit.

Kamera e një objekti ka arritur te kap autoret te cilët janë dy persona te cilët afrohen me një motor dhe me skafante. Pasi vendosin eksplozivin , ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda me pas shihet shpërthimi. Klaudio tregon se nuk kemi konflikt me njeri dhe shpresojmë qe te zbardhet sa me shpejt nga organet kompetente.

“U tremb edhe vajza, kemi dalë të gjithë jashtë. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia”, ka thënë ai.

Ora 09:43
Dalin pamjet e servisit të makinave që iu hodh tritol gjatë natës në Lezhë

 

Report Tv ka siguruar pamjet e servisit të makinave në pronësi të Tol Mhillaj që iu hodh lëndë plasëse gjatë natës në Ishull Shëngjin, Lezhë. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale ndërsa duket se disa prej xhamave të servisit janë thyer.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 02/07/2022 07:03

    Ku a shteti i hedhi tritol nshpi sa motorra te kuq si ai ka ne zone duhet te ishin arrestu cysh dje

    Përgjigju
  • Turi: 01/07/2022 10:42

    Shteti duhet te mare masa te rrepta , ky eshte terrorizem dhe keta kriminele qe vendosin bomba duhet te mos ta shikojne me driten e djellit por te marin burgim te perjetshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë