Komisioni Evropian ka publikuar shifrat përfundimtare për paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve. 1 miliardë e 152 milionë euro i është ofruar Shqipërisë në nga vendet pjesëmarrëse për rindërtimin e banesave. Nga kjo vlerë e vënë në dispozicion si për ndërtimin ashtu edhe për riparimin e dëmeve rreth 295.7 milionë euro janë ndihma pra grante, 853 milionë është kredi dhe 3.4 milionë euro janë ndihma për mallra.
Donatori më i madh ka qenë Komisioni evropian, i cili ka dhënë 115 milionë euro grante, ndërsa po të marrin vlerën e KE së bashku me vendet e BE dhe Bankën e Evropës shifra e premtuar arrin në 154.3 milionë euro grante dhe 246 milionë euro kredi.
Pas komisionit evropian vijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë dhënë 70 milionë euro vetëm ndihma, e ndjekur më tej nga Turqia e cila ka vënë në dispozicion të Shqipërisë 44.7 milionë euro grante.
Më pas me vlerën më të madhe të fondeve të premtuara janë Franca me 61 milionë euro, ku vetëm 1 milionë është dhuratë ndërsa pjesa tjetër prej 60 milionë është kredi. Italia është shteti tjetër që ka deklaruar shifrën prej 91 milionë euro, ku 86 milionë janë kredi dhe 5 milionë janë grante.
Më pas vjen Gjermania e cila ka premtuar 11 milionë euro grante, për rindërtimin e banesave, e ndjekur më pas nga Zvicra me 9 milionë euro grante, Suedia 5.6 milionë euro grante.
Katari po ashtu ka ofruar 4.6 milionë euro Grante, më pas SHBA me 4.4 milionë dhe Holanda 3 milionë euro grante.
Ndërsa Austria, Kroacia, Danimarka, Japonia, Holanda, Polonia dhe Irlanda në total kanë dhënë rreth 15.6 milionë euro. Vlera më e vogël e granteve dhe kredisë e vënë në dispozicion ka qenë nga Qipro me vetëm 20 mijë euro dhuratë.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e4fd12eef09fScreenshot_1.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e4fd13778287Screenshot_2.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e4fd14036112Screenshot_4.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e4fd14784d61Screenshot_5.jpg)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Gati projekti për ndërtimin e portit, do jetë më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës (VIDEO)
9 Shkurt 2021, 17:06
-
Shqiptarët kulturë të ulët në sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore! Eksperti Meka: 3 janë shkaqet pse ndodh
13 Janar 2021, 20:04
-
BE miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri
17 Korrik 2020, 16:41
-
Qeveria kalon fondin 7.2 mld lekë për rindërtimin e banesave
15 Prill 2020, 22:54
-
Brukseli alokon grantin 100 mln € për rindërtimin, Soreca: Premtimi mbahet, jemi me Shqipërinë
14 Prill 2020, 15:26
-
Hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e 2500 banesave në 10 bashki pas tërmetit tragjik
10 Mars 2020, 17:46
-
Edhe 4 ditë afat/ Bashkia e Tiranës: Nxitoni për të aplikuar (nëse jeni prekur nga tërmeti), kemi fondin për rindërtimin
24 Shkurt 2020, 15:27
-
853 milionë € kredi për rindërtimin, ekspertja Shehu: Është hua produktive, treguesit ekonomikë do të përmirësohen
24 Shkurt 2020, 14:37
-
Në pritje të një çadre, familja me 6 anëtarë ndërton vetë baraken me llamarina...Të tjerë me shpresë nga 1.15 mld euroshi ndërkombëtar (VIDEO)
23 Shkurt 2020, 14:47
-
Aplikimi online për rindërtimin, si aplikojnë emigrantët dhe familjet me dy kurora
22 Shkurt 2020, 18:01
-
Jo 'Bratstvo i Jedinstvo', të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!
21 Shkurt 2020, 20:44
-
PD: Rama kërkon ndihmë për tërmetin ndërkohë që i mungojnë 260 mln dollarë në buxhetin e shtetit! Bleu avion privat
21 Shkurt 2020, 13:56