VILNIUS, 4 maj /ATSH-AFP/ - Lituania njoftoi sot arrestimin e një shtetasi rus të dyshuar për spiunazh në përfitim të Moskës, mes tensioneve të shkaktuara nga ambiciet e Rusisë në rajon, me angazhimin e saj në Ukrainë.
Bëhet fjalë, sipas Prokurorisë së Vilniusit, për një agjent të shërbimit rus të sigurisë FSB lindur në vitin 1977 dhe identifikuar vetëm me inicialet N.F., i cili kishte tentuar të hynte në institucionet qeveritare, forcave të sigurisë dhe shërbimeve sekrete lituaneze.
Sipas agjencisë lituaneze të shërbimit sekret, arrestimi i tij ka penguar një përpjekje për akses në informacionet e njohura vetëm nga drejtuesit e Lituanisë, me qëllimin për të manipuluar apo influencuar procesin e marrjes së vendimit në nivel të lartë./
/ec/







