TIRANË, 4 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim pjesë e LSI, zhvilluan të hënën pasdite në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Konventën parazgjedhore nën moton 'Më shumë shërbim dhe punësim'.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu drejtua mijëra të rinjve pjesmarrës në aktivitet se, "LSI parashikon dhe garanton me 30% përfaqësimin e të rinjve në këshillat bashkiake. Në Tiranë lista jonë, jo vetë ka 60% emra që vijnë nga të rinjtë, por edhe nga 15 emrat e parë në listën e këshillit bashkiak, 10 prej tyre i takojnë LRI".
Meta tha se, "Të gjitha energjitë duhet të shkojnë në një drejtim për më shumë shërbime dhe punësim, sepse ky ishte dhe mbetet edhe qëllimi i madh i reformës administrative-territoriale për të sjellë një rol të ri të kryetarëve të bashkive në jetën e komunitetit".
"Të gjitha votat për Erion Velinë, kandidatin e ASHE në Tiranë, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra në Sarandë. Sigurisht këto janë zgjedhje vendore, administrative, janë zgjedhje për të zgjidhur problemet në Tiranë dhe shumë qytete e komuna të deri tanishme. Por, padiskutim këto me këto zgjedhe kërkohet që t'i jepet fund konceptimit të bashkive si instrument politik të bashkisë".
Meta u shpreh se votat duhet të bashkohen për të gjithë kandidtët e Aleancës për Shqipërinë Europiane nga kandidatja Keti Bazhdari në Shkodër, deri tek kandidatja Floriana Koka në Sarandë.
Meta vlerësoi punën që Erion Veliaj bëri në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i cili sipas Metës, zhvilloi një sërë reformash dhe ndërtoi një varg politikash të reja. Meta gjithashtu vlerësoi pr/ligjin për Arsimin e Lartë që parashikon zhvillimin e arsimit profesional.
"Largimi nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhje. E dimë shume mirë që Kukësi është nje nga qarqet me më shume pobleme. Është shume e lehtë të akuzojme qeverinë e sotme per varfërinë në Kukës, por duhet të pyesim qeverinë e shkuar se sa vende te reja pune hapi ne Kukes. Le të angazhohemi të gjithë për t'i dhënë zgjidhje për të gjithë shqiptarët. Të rrisim vendet e punës. Falenderoj Erion Veliajn për shumëfshimin e fondit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe kjo politikë duhet të vazhdojë".
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, duke iu drejtur të rinjve u shpreh se, "kjo sallë ka parë shumë ndeshje, shumë entuziazëm, por nuk ka qenë kurrë kaq e bukur sa entuziazmi i rinisë progresiste të Tiranës".
"Ne progresistët kemi kuptuar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur, ndaj jam shumë i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e të rinjve të LRI-së", tha Veliaj.
"Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ka treguar se bashkimi bën fuqinë. Jam krenar që jam pjesë e një qeverie ku PS dhe LSI kanë bërë për 18 muaj ato që nuk janë bërë për 18 vjet", u shpreh Veliaj.
"Mezi pres që në bashkinë e re të Tiranës të punojmë për kandidatët e LRI për këshillin bashkiak. Kemi patur 4 vjet që Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar. Dhe ashtu siç po bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ashtu do të bëjmë edhe Tiranën me PS dhe LSI. Rinia është e tashmja, nuk është e ardhmja, koha e saj është sot. Kemi detyrim t'u themi brezave që vijnë se ne kishim në dorë fatin tonë. Keni në dorë fatin e Tiranës", iu drejtua Veliaj të rinjve.
Në këtë aktivitet, u prezantua edhe kënga që të rinjtë e LSI do të kenë si kolonë zanore për këtë fushatë. /a.ke/