Lufta mes Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kur kjo vendosi të futej në koalicion me Sali Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, sa vjen e po intensifikohet. Përmes një mesazhi sot LSI i ka kujtuar Bashës se sipas tyre ai nuk do të ekzistonte fare pa partinë e Kryemadhit dhe Metës.
"Brava s'do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos. Brava s'do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament. Brava s'do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI. Brava s'do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD në qoftë se nuk do të ishte kryetar bashkie", shkruhet në faqen zyrtare të LSI në Facebook.
Në mesazh thuhet se LSI e shpëtoi Bashën edhe kur ishte reforma në drejtësi.
Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi në qoftë se s'do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar. Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qenë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD. LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale. Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare. Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë. Kaq për sot", thuhet në mesazhin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për Report Tv, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha dje se po aq kundërshtar sa Ramën, ka edhe Bashën. Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për Report Tv, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha dje se po aq kundërshtar sa Ramën, ka edhe Bashën.
Kokat hengshin. Mashtrues edhe hipokrite te tere
Përgjigju