Lu-Markut:Hetoni korrupsionin
dhe krimin e lidhur me politikën

Lu-Markut:Hetoni korrupsionin<br />dhe krimin e lidhur me politikën<br /><br>
Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i ambasadorit Donald Lu me Kryeprokuroren Arta Marku, paraditen e sotme. Burime në dijeni të asaj çfarë diskutuar në takim i thanë Report Tv në kushtet e anonimatit se diplomati Lu kërkoi nga Marku të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin.

Numri një i diplomacisë amerikane në Tiranë është treguar i ashpër në takimin e parë me kryeprokuroren e re, ku i ka kërkuar të hetojë korrupsionin në nivel të lartë, si dhe të zhvillohen hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën

Temë diskutimi mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurores Marku ka qenë dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet si i lidhur me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, për të cilin LU ka kërkuar të vijojnë hetimet.

“Nxisni prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin. Prokurorët të hetojnë korrupsionin në nivel të lartë. Hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën. Të mos ndalen hetimet edhe për Saimir Tahirin. SHBA mbështet prokuroren Arta Marku në përmbushjen e detyrës kushtetuese. Marku në detyrë e pavarur, larg ndikimeve politike”, mësohet t’i ketë thënë Donald Lu kryeprokurores së re.

Takimi mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurores Marku u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme dhe zgjati 30 minuta. 

Ky takim mes dy zyrtarëve erdhi vetëm një ditë pasi Donald Lu takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re

Takimi mes Lu dhe Markut zgjati 30 minuta, ndërsa menjëher pask këtij takimi Kryeprokurorja e Përkohshme u prezantua me vartësit e saj në Prokurori. Burime nga ky takim i thanë Report Tv se Marku iu ka kërkuar vartësve të vazhdojnë hetimet e nisura dhe të ndëshkojnë shkelësit e ligjit. 

Report Tv ka mësuar se kryeprokurorja Marku do të ketë dhe një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, takim i cili ende nuk është caktuar për datën dhe orën, ndërsa do të thirren në Prokurorinë e Përgjithshme të gjithë drejtuesit e prokurorive në rrethe.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja