Basha konfirmon rikandidimin e Xhelal Mziut në Kamëz

Partia Demokratike bashkë me partitë e tjera opozitare janë në rrugë duke protestuar pas djegies së mandateve dhe ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pasi më parë kërkojnë një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme. Megjithatë, sot nga Paskuqani, Basha pasi vlerësoi punën e bërë nga kryetari i bashkisë së Kamzës, konfirmoi rikandidimin e Xhelal Mziut për një tjetër mandat. Basha është shprehur se kur të bashkohen forcat e pushtetit lokal të Xhelal Mziut me atë qëndror do të ketë akoma më shumë zhvillim në këtë zonë.

"Faleminderit zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra për këtë pritje të jashtëzakonshme që më rezervuat sot, në këtë të shtunë të bukur në mesin e komunitetit tuaj këtu në Paskuqan ku kthehem dhe shoh me sytë e mi diçka që ju e shijoni prej muajsh; mbajtjen e fjalës nga Xhelal Mziu. Herën e fundit, këpucët tona u mbushën me pluhur dhe me baltë, ashtu sikundër këpucët e fëmijëve tuaj mbusheshin me pluhur dhe baltë për vite me rradhë nga mungesa e investimeve, nga harresa, nga varfëria që kishte pllakosur këtë komunitet.

Në Paskuqan ka më pak njerëz me ndihmë ekonomike sesa në Bllok, që është një shenjë e qartë e korrupsionit të Edi Ramës dhe i diskriminimit që i ka bërë kësaj zone. Por, të jeni të sigurt, se kur t’i bashkojmë forcat me pushtetin lokal, me Xhelal Mziun dhe pushtetin qendror, me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet kudo, por për këtë së pari duhet të fitojmë betejën. Që të fitojmë betejën, na duhet vetëm një gjë. Unitet, pjesëmarrje, qëndresë, duke filluar me 16 marsin, sot një javë, në sheshin përpara Kryeministrisë", u shpreh Basha.

Xhelal Mziu drejton Bashkine e Kamzës prej tre mandatesh, ndërkohë nga ana tjetër PS është shprehur se është kundër rikandidimit të kryetarëve që kanë më shumë se tre mandate. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar kandidimin në zgjedhjet lokale të kryetarëve të bashkisë që kanë më shumë se tre mandate njëri pas tjetrit. Por pavaresisht ketij vendimi vetë socialistët do të ndjekin këtë linjë, duke mos i rikandiduar kryebashkiakët me 3 mandate.

Basha bën gafën e radhës: Shkon në Paskuqan dhe pyet banorët: Ku jetoni ju?!

Nderkohe Lulzim Basha ka bere serish nje gafe gjate takimit me banoret e zones. Gjate bashkebisedimit, nje qytetare i ka shpjeguar se burri i saj eshte ne master dhe shkon çdo ditë nga Paskuqani në Durrës me të ardhurat që ajo siguron nga puna në një furrë buke. Pak momente më pas Basha e ka pyetur sërish "Ku jetoni në çfarë vendi?", - Në Paskuqan pra,- ia ka kthyer ajo.

Basha shoqërohej edhe nga kreu i Bashksë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe bëri premtime se kur PD të vijë në pushtet do të ndryshojë formën e qeversjes dhe problemet e qytetarëve do marrin zgjidhje të drejtpërdrejtë dhe jo përmes një portali.

"Shteti është një familje e madhe. Ku shkojnë lekët e taksave. Ne do të ndryshojmë këtë gjë që familja jote të kete mundësi të sigurojë të ardhurat. Burri të gjejë një vend pune. Portali, portali por nuk është shteti. Po të thotë vajza më bli një palë këpucë nuk i thua portali portali. Duhet të kesh shpresë. Të ftoj në protestë në 16 Mars", u shpreh Basha.

Basha ndaloi për t'u takuar edhe me fëmijë të zonës pozoi mes tyre.

Basha me fëmijët në Paskuqan

Basha premton se do të heqë taksë në rrugen e kombit

Ndërkohë që në bashkëbisedimet e zhvilluara me banorë e tjerë të Paskuqanit Basha ka ndeshur edhe qytetarë kuksianë të cilët vazhdojnë kërkesën e tyre për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

"Rama të heqë taksat e rrugës së Kombit së kuksianëve do i ngrihet në datë 16", u shpreh qytetari. Basha është shprehur se taksa në rrugën e kombit do të hiqet kur PD te vije ne pushtet.

Basha foli gjithashtu për lidhjen e qeverisë me oligarkët, të cilët siç tha ai, pasurohen çdo ditë në kurriz të shqiptarëve dhe udhëtojnë me ‘Charter” me paratë e qytetarëve.

"Premtimet e pambajtura të Edi Ramës flasin vetë. Pushtetin e ka arritur me ndihmën e oligarëkave. Edi Rama bredh botën me charter, shqiptarët nuk kanë lekë për t'i hipur autobusit. Jemi të gjithë të vendosur për ta çuar këtë rrugë deri në fund. Do jemi edhe më të bashkuar se sot në sheshin e protestës. E kemi në dorë të ndryshojmë këtë vend. Të gjithë duan që t'i japin fund emigracionit. Shqipëria nuk është një vend i varfër por një vend i vjedhur. Në 16 Mars do të korrim një fitore që do t'i takojë qytetarëve shqiptarë. Në Paskuqan ka më pak njerëz më ndihmë ekonomike se sa në Bllok. Ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndihet kudo", u shpreh Basha.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 09/03/2019 17:51

    O lul i gjithi kaçul po a je ti në terezi që do me vu PROFESOR XHELAL MUTZIUN KANDIDAT AI ËSHTË PREFESORI MADH MË 8 VJEÇARE PA TË MESME E ME SHKOLL TË LART. KTË PREFESORIN E MADH XHELAL MUT ZIUN MAJE PËR KËSHILLTAR PËR VETE ME TË MËSU 5ABELËN E SHUMZIMIT SE XHELAL MUTZIU ËSHTË MË I MODH SE TY THOT 7×7=47 E MBASI TË MËSOI TABELËN E SHUMZIMIT JEPI NJË KOV KORENT TJA NDAJ SIPATIZANTËVE KORENTIN P. SH. MARK GAGAÇ MARKUT. OSE ARTAN JEVGJIT HOXHËS PRESIDENTIT TË UNVERSITETIT.OSE TJA ÇOI SHUKLLAKALLAKUT.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/03/2019 16:33

    Xhelal magjari figura me e shquar e Kombit Shqiptar kandidati kryesor üer Kryeminister.Fati i madh per ne

    Përgjigju
  • Xhelal Kok LOQJA Mzzzziu: 09/03/2019 15:15

    Po Mzzzziu ku i gjen lekët që ka shtruar rrugët nuk ja jep qeveria e Ramës, apo i fiton në lloto dhe pastaj shtron rrugët, o Basha këllëf kari ngele o njeri, po mëso o i trash mësoo të gënjesh se kaq i trash sa je as ariu i kopshtit Zoo nuk të beson.

    Përgjigju
  • Bruno: 09/03/2019 12:21

    Do te jete fitore e madhe sikur mos te shkoje asnje ne proteste me 16 mars.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 09/03/2019 11:35

    O kuksjan komplet i pa pam Mae me shum se Edi ta çuni o malok majmuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë