'Mafia shqiptare, realitet apo fiction?', Artan Hoxha në Repolitix: Ka vetëm grupe kriminale, arrestimi i djeshëm i Dorian Petokut e dëshmon

Sot për të folur për mafian shqiptare dhe mënyrën sesi pasqyrohet ajo në mediat ndërkombëtare, në studion e Repolitix ka qenë i ftuar gazetari Artan Hoxha e Ferdinand Dervishi, Drejtori i Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë Xhavit Shala e eksperti për Cështjet e Sigurisë Arjan Dyrmishi. Teksa Repolitix ka sjellë këtë mbrëmje detaje sesi një gazetar i huaj spanjoll ka pasqyruar përmes një dokumentari mafian shqiptare, i tërë paneli ra dakord në pikën se në Shqipëri nuk ka një mafia të mirëfilltë, por vetëm grupe kriminale të strukturuara.

Artan Hoxha u shpreh se ky produkt medomoes që do të krijojë efektin "bum" në vendet e Bashkimit Evropian dhe se menjëherë do të sjellë edhe mobilizimin e strukturave përgjegjëse e medias, ndonëse nuk është dëshmi se ekziston një mafia klasike shqiptare Hoxha solli si dëshmi konkrete arrestimin e djeshëm në orët e mbrëmjes të Dorian Petokut nga Lezha, për trafikim droge drejt Italisë, teksa po i jepte një makine tip "Range Rover" në zonën e ish-Bllokut, tek ish-lokal Rovena. Gazetari investigativ u shpreh më tej duke thënë se në Shqipëri funksionojnë vetëm grupe kriminale të organizuara. 

Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi, teksa ndante të njëjtin mendim me Hoxhën, u shpreh se megjithatë në vend ka funksionuar përgjatë 27 viteve një skemë mafioze, që ka gjetur mbështetjen fillimisht nga politika. 

Drejtori i Kërkimeve Shkencore tek Akademia e Sigurisë, Xhavid Shala u shpreh për emisionin "Repolitix" se lufta ndaj prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së trafikut të drogës përdoret nga mediat e huaja si një element i vërtetë për të trajtuar mafian e supozuar shqiptare dhe teksa u pyet nga gazetari Denis Minga për fabrikimin e drogës nëpër tunele tokësore e jo vetëm, ai deklaroi se lufta ndaj fenomenit do të vazhdojë. Sipas tij, mendohet se në vend mund të ketë 40 grupe kriminale, një pjesë e të cilave e zhvillon aktivitetin kriminal pikërisht përmes drogës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Mafia në Shqipëri, Artan Hoxha në Repolitix: Gazetarët e huaj kanë perceptim tjetër për lajmin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar këtë të mërkurë në emisionin Repolitix edhe botimin e muajit shkurt të revistës gjermane "Stern", ku Shqipëria trajtohej si rruga nga e cila fillonte trafiku i drogës. Sipas Hoxhës duhet marrë parasysh mënyra sesi e perceptojnë mediat britanike praninë e grupeve kriminale në vend.

"Stern ka publikuar një shkrim dhe titulli kryesor është "Rruga e Re e Drogës" dhe kjo rrugë fillonte nga Shqipëria. Unë kam bashkëpunuar me ato gazetarë, kanë punuar gjashtë muaj. Duhet thënë se krijoi mjaft problematika dhe kur e kam parë edhe vet m'u duk titull abuzues. Artikulli u botua në shkurt dhe më 26 shkurt u kap kontinieri nga Kolumbia. Më pas ndodhi vrasja në Ekuador dhe aty flitet edhe për Klement Balilin. Atë  ditë që u dorëzua Balili, gazetari gjerman më mori në telefon për të disatën herë.

Tek ky ishin 12 faqe dhe i ka bërë një skemë të plotë shumë të detajuar. Menjëherë sa ka dalë artikulli, policia kriminale ka zbërthyer artikullin dhe ka shkuar në vendet e përmendura. Por është fakt se këto personat me armë në dorë u gjetën, u morën në pyetje, u proceduan. Nuk e di se cfarë ndodhi më pas, por di që u gjendën në terren. Mënyra sesi një gazetar përshkruan një shqiptar gjigand me mitralozë të lehtë në dorë është sfiduese për to, por nga ana tjetër merr parasysh edhe disporcionin e numrit të ulët të popullsisë në Shqipëri me numrin e këtyre grupeve kriminale", u shpreh Artan Hoxha për gazetarin Denis Minga.

Ora 22:27
Dervishi në Repolitix: Grupet kriminale produkt i skamjes, pjesëtarët e tyre idhuj të adoleshentëve të sotëm

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh në emisionin "Repolitix" se grupet kriminale kanë zënë rrënjë në vend për shkak të terrenit që u has pas viteve '90. Sipas tij, varfëria, skamja dhe izolimi nga vendet perëndimore, solli emigrimin dhe dëshirën për të përfituar sa më shumë para, pavarësisht ligjshmërisë së mund të kishte mënyra e përfitimit.

"Cfarë ndodhi në Shqipëri? Pas viteve '90, në skamje e varfëri, shumë shqiptarë emigruan jashtë dhe filloi t'iu pëlqente makina e shtrenjtë dhe gjërat e luksit. Pas punës së tyre të pisët, ata u rikthyen në Shqipëri me po atë makinën e bukur, ndërsa adoleshentët ato kanë idhuj ditët e sotme. E di se cfarë bisedojnë me njëri-tjetrin adoleshentët, se filani ka një vilë të bukur, një femër të bukur, se ka një armë...", u shpreh Dervishi.

Ora 21:50
Artan Hoxha në Repolitix: Shqipëria nuk ka mafia, vetëm grupe të organizuara kriminale

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin Repolitix se Shqipëria nuk ka mafia, sikurse pretendohet nga mediat e huaja, por vetëm grupe kriminale të organizuara. Ai theksoi se në një këndvështrim të caktuar, kjo është dicka e mirë pasi vendosja në gjurmë të tyre bëhet më e lehtë. 

"Kemi grupe kriminale dhe grupe të organizuar kriminale, por nuk kemi mafia shqiptare. I them edhe kolegëve që ditën e krijimit të mafias së supozuar, mjerë cdo hiqni. Kjo ndodh sepse nuk ekziston një kokë që i organizon të gjithë. Tek ne është e kundërta, duke qenë se nuk ka një kokë apo një shpatull, e ke më lehtësisht t'i godasësh grupet e vogla kriminale. E megjithatë këtu e kanë po ashtu edhe aftësinë, duke qenë të vogla e kanë më të lehtë për t'u fshehur e proceduar me aktet e tyre kriminale", tha Artan Hoxha

Hoxha komentoi më tej se ekzagjerimi që i bëhet grupeve kriminale në Shqipëri bazohet në të vërtetë tek përdorimi i disa elementëve realë si prodhimi, posedimi dhe shpërndarja që i bëhet lëndëve narkotike në vend. 

Ora 21:32
Ferdinand Dervishi në Repolitix: Ju tregoj skemën mafioze që ka funksionuar përgjatë 27 viteve në vend

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh në emisionin Repolitix se Shqipëria nuk ka mafia por vetëm grupe të organizuara kriminale, ndërsa më tutje deklaroi se pavarësisht kësaj në vend ka funksionuar përgjatë shumë viteve një skemë mafioze.

"Nuk kemi mafia. Kemi grupe të organizuara kriminale që e kanë qendrën brenda dhe jashtë në Shqipëri, të cilat i kryejnë punët e ndryshme në vendet përreth, qoftë përmes rrugëve detare apo atyre tokësore. Mafia është një organizim që funksionon me urdhra të padiskutueshme e që ka lidhje të fuqishme me shtetin, si të thuash e përdor shtetin. Kjo është mafia dhe Shqipëria nuk e ka një të tillë", u shpreh Dervishi, teksa pohoi megjithatë se në të vërtetë një skemë mafioze ka funksionuar përgjatë 27 viteve në vend. 

"Ndodh shpesh që politika mund të marrë pjesë tek paratë e pisëta dhe më pas hesht. Në rast se politika nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë dhe e mban gojën mbyllur; ka paguar policinë, median, prokurorinë, shërbimet sekrete etj. Në këto kushte jemi pikërisht në ushtrimin e një skeme të mafioze. Politikanët bëhen si qen që të kenë ndikim, por përse bëhet? Për të bllokuar gjithcka që korrupsioni të jetë në ato nivele që është tani. Ka patur raste shumë të cuditshme sepse njerëz shumë të pushtetshëm funksionojnë me skema mafioze. Në rastin konkret ka pasur kompani celulare përpara disa vitesh dhe askush nuk hapte gojën", u shpreh Ferdinand Dervishi.

Ora 20:59
Fabrikimi i drogës në Shqipëri/ Xhavid Shala në Repolitix: Nuk jap garanci për ndalimin e fenomenit, 40 grupe kriminale në vend

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Xhavid Shala u shpreh për emisionin "Repolitix" se lufta ndaj prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së trafikut të drogës do të vazhdojë, por nuk premtoi se fenomeni do të ndalojë. Shala deklaroi se në vend përllogariten në vend rreth 40 grupe kriminale në vend, e sipas tij, një pjesë prej të cilave zhvillojnë veprimtarinë e trafikut të drogës.

Teksa u pyet nga gazetari Denis Minga për fabrikimin e drogës nëpër tunele tokësore, Shala tha: Tashmë ka filluar operacioni masiv, nuk është lënë tunel apo bunker pa kontrolluar. Janë kapur ato që janë kapur. Kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdojë si fenomen. Lufta e vazhdueshme do të vazhdojë, sepse vetëm kështu mund të kemi sukses. Thelbi i luftës është parandalimi. Nuk jap garanci për ndalimin e fenomenit, por për vazhdimin e luftës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë