Nga foltorja e Kuvendit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur ish deputetit demokrat Tritan Shehu për kontrollin mjekësor bazë, duke deklaruar së është investim për shëndetin e qytetarëve.
“Kontrolli mjekësor bazë sot është i vetmi instrument në dorën e mjekut të familjes për të verifikuar statusin shëndetësor të qytetarëve që ai u shërben. Financimi për shëndetësinë është investim. Dhe investim për shëndetin e qytetarëve është kontrolli mjekësor bazë”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit Ministrja Manastirliu.
Në fjalën e saj Manastirliu tha se vëmendja e qeverisë është tek shëndetësia për të garantuar shërbim cilësor për qytetarët.
“Nësë kush mendonte se 6 vite më parë se paratë që jepeshin për shëndetësinë shkonin në erë, paratë që jepeshin për barnat ishim me metodën e famshme “i pe, i pashë zëre se t’i dhashë” dhe qytetarët shkonin i blinin në farmaci nga serumi, tek vigoni, tek barnat esenciale, sot nuk ndodh më kjo. Sot spitalet tona janë shumë mirë të furnizuara me barna dhe materiale mjekësore, me pajisje mjekësore funksionale. Mjekët dhe infermierët kanë kushte shumë më të mira pune. Këto janë garantuar nga qeveria Rama falë fokusit tek qytetarët dhe fokusit tek shëndetësia”, tha ministrja.
Në fjalën e saj në Kuvend ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për shëndetësinë është 43% më i lartë se 6 vite më parë. 24 milion dollarë apo tre herë më shumë është financuar për sëmundjet tumorale, 100 milion dollarë është financuar për skemën e rimbursimit të barnave, ndërsa vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore nga veriu në jug.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1604
Lajme të tjera
-
Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën
25 Prill, 15:09
-
Spiropali takohet me Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve thelbësor për integrimin e vendit
25 Prill, 14:23
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit
20 Prill, 11:58
-
‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve
19 Prill, 16:47
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Tabaku dhe Spiropali nuk mbajnë dot të qeshurën, çfarë ndodhi në Kuvend (VIDEO)
11 Prill, 20:15
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë
7 Prill, 17:34
-
SKEDA/ Amnistia Penale, ç'parashikon, kush përfiton dhe ç'ka ndryshuar me amendimet e opozitës? Asnjë përftim për zyrtarët e lartë subjekte të SPAK, por Bardhi ‘harron’ ata të vegjlit
4 Prill, 17:38