/ATSH-MIA/ - Mijëra protestues u mblodhën dje para godinës së qeverisë pas publikimit nga ana e opozitës të disa dëshmive për vrasjen e të riut maqedonas, Martin Neshkovski katër vite më parë në një tubim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.
Protestuesit janë përleshur me forcat e shumta të policisë në momentin që kanë tentuar të hyjnë në godinën e qeverisë maqedonase. Nga përleshjet kanë mbetur të lënduar disa qytetarë dhe policë.
Protestuesit kanë goditur me sende të forta dhe me vezë godinën e qeverisë dhe përmes brohoritjeve kanë i kanë kërkuar Gruevskit të japë dorëheqjen.
Pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga vëllai i Martin Neshkoskit, i kërkuan gjithashtu qeverisë të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Neshkovskit, për të cilën Gjykata dënoi me 14 vjet burg Igor Spasevin, pjesëtar i njësitit policor "Tigra".
Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, theksoi se bisedat e përgjuara telefonike të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, dëshmojnë se vrasja e të riut maqedonas Matrin Neshkovski, është fshehur nga policia dhe vetë kryeministri për shkak të përfshirjes së pjesëtarëve të sigurimit të Gruevskit në këtë rast.
Protesta nisi pas deklaratave nga ministrja e Punëve të Jashtme, Gordana Jankulloska, e cila i cilësoi materialet e publikuara nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev si të montuara dhe të sajuara.
Ajo theksoi se Zaev po e keqpërdorte vrasjen e të riut, Neshkoski dhe se po e përdorte për përfitime politike.
/Shqiptarja.com