SHBA- Qëndrimet e tij përballë Maqedonisë së Veriut tashmë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ia ka bërë të qartë edhe Zaevit në takimin e tyre në Nju Jork.
"Nëse do të isha unë kryeministër, nuk do e firmosja Marrëveshjen e Prespës'' i tha Mitsotakis në sy kryeministrit maqedonas. Sipas mediave greke, kryeministri i bëri të ditur homologut të tij maqedonas se kur ishte kryetar i opozitës, bëri të gjitha përpjekjet që marrëveshja mes dy shteteve mos ratifikohej.
Por tashmë Marrëveshja e Prespës është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe Mitsotakis bashkë me qeverinë greke duhet vetëm ta respektojnë. Ai i kërkoi Zaevit që Maqedonia e Veriu të shmangë vonesat në lidhje me aspektet e marrëveshjes, veçanërisht në mbrojtjen e markave tregtare.
Nga ana tjetër Zoran Zaev ka qenë më i hapur dhe i butë përballë kritikave të Mitsotakis duke i shprehur se Maqedonia e Veriut është e fokusuar në fuqizimin e miqësisë mes vendeve, bashkëpunimit ekonomik si dhe
Marrëveshja e Prespës u firmos më 17 qershor të 2018 në Psaradhes të Prespës greke, ndërsa hyri në fuqi më 12 shkurt 2019 pas ratifikimit nga dy parlamentet. Të dyja kampet opozitare, si ai maqedonas dhe grek e kundërshtuan duke përgatitur terrenin për protesta. Në Greqi pavarësisht se Tsipras fitoi besimin e europianëve të cilët ishin mbështetësit dhe iniciatorët kryesorë të Marrëveshjes, Mitsotakis e shfrytëzoi mirë që pas 6 muajsh ta rrëzojë Tsiprasin, duke marrë më shumë se 40% të votave. Tezat populiste të kreut të Nea Dimokratia se Tsipras kishte dëmtuar rëndë emrin e Greqisë, duke pranuar ndryshimin e emrit të vendit fqinj nga Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedoni e Veriut.
Dy kryeministrat janë në SHBA, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB ku Mitsotakis dje u takua edhe me Edi Ramën por çuditërisht ai nuk ishte kritik ndaj kryeministrit shqiptar duke i shprehur mbështetje për negociatat. Ndërsa ndaj Zaev dhe Maqedonisë duke se qeveria greke ka hesape për të larë.