Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha

Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbi masën e parë të sigurisë së kërkuar nga SPAK dhe dhënë nga ana e GJKKO, në Tetor të vitit të kaluar, “detyrim paraqitjeje”.

Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, për skandalin e dosjes "Partizani", po me vendim të të gjitha shkallëve të drejtësisë, përfshi dhe dy të GJKKO.

Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e mori vendimin ditën e djeshme (17 Shtator) dhe e ka shpallur sot.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin, pasi edhe për masën detyrim paraqitjeje që ai nuk e zbatoi në muajin Tetor 2023, duhet t’i drejtohej Kuvendit për miratim, sipas Nenit 73, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët, Kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës. Në ankimimin e Berishës thuhet se kërkon:

“ Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.

Më 30 Dhjetor ish-kryeministri u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në "arrest shtëpie", pasi kishte thyer masën e parë "detyrim paraqitjeje" dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK dhe GJKKO.

Në arrest shtëpie bashkë me të është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi, po për të njëjtën dosje penale dhe po kështu të dy të pandehur prej javës së kaluar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj