Masakra e Gërdecit/ Familja Durdaj kërkesë GJKKO e SPAK: Përshpejtoni procesin, Fatmir Mediut t'i bllokohet pasaporta! Rrrezikon të intimidojë dëshmitarët në SHBA apo arratiset

Masakra e Gërdecit/ Familja Durdaj kërkesë GJKKO e SPAK: Përshpejtoni procesin, Fatmir Mediut t'i bllokohet pasaporta! Rrrezikon të intimidojë dëshmitarët në SHBA apo arratiset

Zamira Durda dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Familja e Durdaj, e cila në shpërthimin e 15 marsit në 2008 i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Familja ka kërkuar që ish ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.

Në kërkesën drejtuar SPAK që mban datën 26 qershor 2024 kërkohet ti caktohet masë siguie dhe ti  ndalohet dalja jashtë shtetit Fatmir Mediut pa leje të posacme nga gjykata. 

Familja Durda thotë se Mediu ka shkuar disa herë në SHBA ku ka dëshmitarë dhe mund t’I intimidojë ata apo ti shmanget drejtësisë

Kërkesa i drejtohet kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorëve të dosjes Klodian Braho, Arben Kraja.

Ndërkohë në kërkesën drejtuar GJKKO-së shprehet shqetësimi për zvarritjen e procesit. 

"Me qëllim që gjykimi ndaj shtetasit Fatmir Mediu të zhvillohet shpejt, për interesa të drejtësisë, të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tragjedisë së Gërdecit që janë investuar në këtë proces, si dhe të vetë të pandehurit, nevojitet që të gjenden mundësitë për të shmangur shkaqet që krijojnë vonesa.

Një nga zgjidhjet me vlerë do të ishte që gjyqtarja e çështjes, Znj. Irena Gjoka, të mos ngarkohet me çështje të tjera gjatë periudhës që është e angazhuar në këtë proces, deri në përfundimin e tij" thuhet në dokument. 

Që nga tragjedia tashmë kanë kaluar 16 vjet. Ky faktor shton domosdoshmërinë që të merren masa konkrete që drejtësia të mos jetë më shumë e vonuar se kaq, për të mos u shndërruar në një drejtësi iluzive dhe efektivisht të mohuar, nënvizohet në kërkesën drejtuar GJKKO-së. 

Kërkesa e Familja Durdaj per SPAK 

OBJEKTI: Memorie për vendosjes së masës së sigurisë ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, etj.

Të nderuar,
Shtetasi Fatmir Mediu është hetuar në gjendje të lirë dhe deri më sot vijon të gjykohet në në gjendje të lirë. Sigurisht, jemi të vetëdijshëm që është organi i akuzës që i vlerëson vetë nevojat e sigurimit, por përsëri shprehim shqetësimin tonë që një masë sigurimi është e nevojshme në rastin konkret, nisur nga praktika e zakonshme e SPAK, si dhe nga faktet që: shtetasi Fatmir Mediu, në gjendje të lirë, ka mundësi më të mëdha për të ndikuar te dëshmitarët dhe ekspertët e procesit penal për sa kohë, me ritin e gjykimit të zakonshëm, këta persona thirren për të dëshmuar edhe një herë para gjykatës, përveç deklarimeve të dhëna më herët para prokurorëve.

Sipas raportimeve mediatike, shtetasi Fatmir Mediu rezulton të ketë vizituar SHBA, ndërkohë që me anë të letër porosisë është kërkuar marrja në pyetje nga autoriteteve vendase të dëshmitarëve me shtetësi amerikane.

Në të kaluarën ka ndodhur që persona të gjykuar në gjendje të lirë të jenë larguar jashtë Shqipërisë duke e vështirësuar procesin dhe madje bërë të pamundur ekzekutimin e dënimit të tyre.
Një situatë e tillë, nëse ndodh, cenon të drejtat tona të parashikuara nga neni 58 i KPP, sepse nuk krijon sigurinë për të bërë një ndjekje penale efektive me të gjithë pasojat e saj. 

 

Kërkesa e familjes Durda drejtuar GJKKO--se 

Kërkesë për marrjen e masave për të siguruar gjykimin e shpejtë dhe mundësisht të pandërprerë.

Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

I nderuar Zv/Kryetar,

Që prej muajit Mars 2023 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur procesi penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, etj.

Së bashku me seancat paraprake, për një periudhë prej 16 muajsh janë zhvilluar 35 seanca gjyqësore, ku jo të gjitha kanë qenë efektive. Mesatarisht është zhvilluar një seancë çdo dy javë, në kufijtë maksimalë kohorë të parashikuar nga neni 342 i Kodit të Procedurës Penale, i cili shprehet:

Neni 342

Gjykimi i pandërprerë

1. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë të vetme, gjykata vendos që të vazhdojë ditën e mëpasme të punës.

2. Gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor, vetëm për arsye të veçanta, deri në pesëmbëdhjetë ditë.

[...]

Siç rezulton nga dispozita, shtyrja bëhet vetëm për arsye të veçanta dhe jo të shndërrohet në rregull. Deri më sot ka ndodhur shumë shpesh që shtyrjet kanë qenë me afate dy javore, ndërsa asnjëherë nuk ka vijuar gjykimi ditën e mëpasme të punës.

Trupi gjykues justifikohet me ngarkesën me gjykime të tjera, çka sipas gjykatës përbën shkak të vlefshëm për të shtyrë seancat në kufijtë maksimalë të ligjit.

Me qëllim që gjykimi ndaj shtetasit Fatmir Mediu të zhvillohet shpejt, për interesa të drejtësisë, të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tragjedisë së Gërdecit që janë investuar në këtë proces, si dhe të vetë të pandehurit, nevojitet që të gjenden mundësitë për të shmangur shkaqet që krijojnë vonesa.

Një nga zgjidhjet me vlerë do të ishte që gjyqtarja e çështjes, Znj. Irena Gjoka, të mos ngarkohet me çështje të tjera gjatë periudhës që është e angazhuar në këtë proces, deri në përfundimin e tij. Një zgjidhje e tillë është praktikuar edhe në gjykimin e 29 të pandehurve të tjerë për aferën dhe tragjedinë e Gërdecit, ku trupa gjykuese e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në vitet 2009-2012 u shmang nga ngarkesa të tjera dhe arriti të kryente rregullisht dy seanca në javë, për të arritur përfundimin e procesit për më pak se tre vjet.

Nëse në procesin aktual ndaj të pandehurit Fatmir Mediu, do të duhet një numër i njëjtë seancash si në rastin e 29 të pandehurve të tjerë, koha që do i duhej GJKKO me ritmet e sotme të seancave një herë në dy javë, do të ishte 4 herë më e gjatë se ajo që iu desh Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Që nga tragjedia tashmë kanë kaluar 16 vjet. Ky faktor shton domosdoshmërinë që të merren masa konkrete që drejtësia të mos jetë më shumë e vonuar se kaq, për të mos u shndërruar në një drejtësi iluzive dhe efektivisht të mohuar.

Me respekt,

Tiranë, më 26.06.2024

KËRKUESIT

Feruzan Durdaj

Zamira Durdaj

Avokat Dorian Matlija

Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' me pasojë shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/06/2024 12:22

    Familja durda ti ke shum të drejt por krimineli hajdut Fatmir Mediu duhet prej kohësh të ishte në burg.

    Përgjigju
    • te na rroje albonistani yne i dashtyn: 28/06/2024 13:03

      sa te jene ne fuqi edi saliu like koktuli keta do jene me te pushtetshmit ne albonistan

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares Bejkush Birçe

Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares Bejkush Birçe