Masakra e Gërdecit, në GJKKO seanca për Fatmir Mediun, avokatët kundërshtojnë akt ekspertimin

  Në GjKKO vijon gjyqi për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me masakrën e Gërdecit.

Në seancë avokatët po kundërshtojnë raportin e ekspertëve, informon gazetarja Keti Banushi.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim. Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij.

Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe pëe të dhënë një mëndim shkencor. Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar? Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, "kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin".

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre. A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit jamë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.

Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumënteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin.

Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë, tha avokati Ligori. 

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së