Mat/ Organizonin lojëra fati në lokal, procedohen penalisht 2 persona

Mat/ Organizonin lojëra fati në lokal, procedohen penalisht 2 persona

Foto ilustruese

Policia e Matit ka proceduar penalisht 2 persona ditën e sotme, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati.

Sipas policisë, nisi procedimi penal për personin me inicialet A.K., 55 vjeç, banues në Burrel, pasi u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit në lokalin e tij dhe për 18 vjeçarin me inicialet A.A.,  pasi u konstatua në ambientet e një lokali, i cili punonte si kamarier, duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit.

"Për të dy rastet e mësipërme, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 laptop, 1 kompjuter, 1 televizor, dhjetëra bileta bingoje; dhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari", njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet