Matteo Mandala rrëfen origjinën
​e qytetërimit të Voskopojës

Matteo Mandala rrëfen origjinën<br />​e qytetërimit të Voskopojës<br /><br>
Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan është trajtuar në një konferencë që u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Në  250-vjetorin e lulëzimit të këtij qyteti, studiuesit e ardhur nga vendet e rajonit, Greqia, Italia e më gjerë kanë propozuar këndvështrime të reja në lidhje me këtë qytetërim, ku rrënojat dhe monumentet e tij gjenden ende në zonën e Voskopojës.

Shekulli i 18-të ishte një shekull vendimtar për kulturën mbarëshqiptare, por edhe për marrëdhëniet mes dy brigjeve deve të Adriatikut. Kjo periudhë përkon edhe me lulëzimin e komunitetit arbëresh sidomos në Sicili, me themelimin e dy kolegjeve, sidomos një në Sicili dhe një në Kalabri.

Lidhjet me Italinë, me Romën, sidomos me Kishën e Shën Thanasit, pikërisht me atë kishë ku arbëreshët shkuan për t’u arsimuar. Frymëzimi është nga epoka e iluminizmit, është i njëjti me atë frymëzim që gjejmë edhe në Sicili. Sigurisht takimet me takime mes Voskopojës dhe arbëreshëve italianë kanë krijuar ato premisa për atë që ne e kemi quajtur Rilindje para Rilindjes dhe bëhet fjalë për Rilindjen romantike. Por porsa i përket origjinës së këtij qytetërimi kemi nevojë t’i thellojmë aspekte.

Është një nga pikëpyetjet që qarkullon në rrethe shkencore dhe sigurisht që do të na angazhojë në të ardhmen. Voskopoja ishte një rezultat i kohës, ndikim i kohës nuk lidhet vetëm me vendin nga prodhohen idetë. Kur flasim për një epokë si ajo e iluminizmit kuptohet se bëhet fjalë për një bërthamë që vinte me ndikim nga Franca dhe ishte një ndjesi që ishte përhapur në tërë Europën, dhe Ballkani vetë dhe Italia e Jugut ishte përfshirë në këtë ndjeshmëri."
, tha Mandala

Ndërsa kishat e Voskopojës vuajnë ende ngërçin e procesit të mirëmbajtjes dhe restaurimit, Aleksandër Meksi thekson rëndësinë e monumenteve

 “Voskopoja është në të dyja aspektet një qendër e rëndësishme e Mesjetës së vonë gjatë pushtimit osman që shquhej për të shkruar për librat dhe studimet, ashtu siç ka edhe monumente që tregojnë për nivelet e qytetërimit në Voskopojë dhe mjeshtrit e drurit dhe të ndërtimeve arkitekturale.

Është një qendër që pati një rrezatim të madh të zhvillimeve të Greqisë Perëndimore dhe të Maqedonisë që filluan që nga shekulli i 16-të së bashku me Vithkuqin dhe me Voskopojën.

Në këtë qytet nga 26 kisha që kanë arritur deri në ditë tona, vetëm gjashtë prej tyre janë shpallur monumente, manastiri dhe pesë kishat. Dhe këto janë dëmtuar vitet e fundit, janë vjedhur ikonat dhe janë dëmtuar ikonostaset, dhe janë shkarravitur edhe muret me shkrime. Gjithashtu për shkak të klimës së ashpër që është atje, rreziku nga uji për pikturat murale sjell domosdoshmërinë urgjente të restaurimit”
, tha Meksi.

Gjatë konferencës albanologu grek, Janis Vitaliotis, ka folur në gjuhën shqipe për pikturat murale në periudhën pasbizantine

Studiuesit kanë prezantuar rezultatet e kërkimeve të reja për karakterin panballkanik të Voskopojës.

Para se gjithash tani është krijuar bindja e argumentuar ajo që kemi konsideruar herë mister, herë magji, here dukuri, herë shekull, here “ishull” i Voskopojës nuk ka ndonjë gjë të çuditshme. Është dukuria e iluminizmit europian. Është hera e parë pas shumë shekujsh shkëputjeje që rikthehet sinkronia e zhvillimeve europiane në një rajon si yni. Ky vend mori prej iluminizmit çdo dukuri që lidhej me shkollat, me studimet dhe me gjithçka tjetër që ka lidhje me Kultin e Arsyes”, tha studiuesi Shaban Shabani.

Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi ka folur sesi tezat dhe paragjykimet nacionaliste rajonale kanë penguar studimin e vërtetë të origjinës së qytetërimit të Voskopojës: 

Në ndonjë rast janë krijuar stereotipe se Voskopoja është ishull apo oaz i këtij apo këtij qytetërimi. Edhe unë vetë e kam bërë për fat të keq këtë gjë. Përcaktimi i historisë së këtij qyteti qëndron më shumë në qiell, sesa në tokë.

Histori të ngjashme me Voskopojën, të rënies dhe të ngritjes patën dhe qytete të afërta Elbasani, Berati, Kosturi, Ohri, Nica, e më gjerë, por për Voskpojën ka pasur përcaktime nacionaliste dhe metafizike.

Ka raste të përcaktimeve arbitrare nga studiuesit rajonalë që banorët e Voskopojës ishin blegtorë shëtitës, por vetëm disa dhjetëvjeçarë më vonë në periudhën mes dy luftërave botërore nga dokumentet veneciane është depërtuar në historinë e vërtetë të Voskopojës.

Jo më kot, edhe kodiku i Vokopojës është mohuar sistematikisht nga studiues të ndryshëm për qëllime nacionaliste. Sinjalet nga dokumentet veneciane tregojnë se Voskopojarët praktikonin tregtinë. Ky detaj është i rëndësishëm për të përcaktuar tërësinë e faktorëve që lulëzuan Voskopojën dhe si u bë hedhja në tregun europian të leshit në një tregti që lidhej me Venecian.

Venecianët kishin ngritur një tregti, që dokumentohet në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të 17-të, ku dërgoheshin dengje me lesh nga porti i Durrësit në Venecie, shumë më tepër se nga Moreja, apo nga Pulia. Të njëjtat dokumentet provojnë se eksportuesit ishin tregtarë të mëdhenj voskopojarë nga familjet Vreto, Bendo, Jorgji, etj
”, tha Xhufi.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet edhe në Voskopojë më 14 nëntor.  Gjatë ditës së dytë do të ketë veprimtari kulturore me karakter përurues.  

[gallery]24668[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot