Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia

Teksa kanë mbetur më pak se 3 muaj nga mbyllja e vitit 2024, ligjvënësit ende nuk kanë arritur dakordësinë për projektrezolutën me rekomandimet që Kuvendi do t’i bëjë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Diskutimet për transparencën e institucionit dhe auditimet që bën u kthyen në ‘mollë sherri’, mes vetë deputetëve të mazhorancës.

Erion Braçe kërkoi që pjesë e rezolutës të jetë edhe hartimi i një rregulloreje nga vetë KLSH, ku të caktohet rregulla transparente për zgjedhjen e audituesve, për planin dhe afatin e auditimit.

'Duhet të përzgjidhet një mënyrë transparente për audituesit. Të shpërndahet puna dhe jo në duar të disa audituesve. Plani i auditimit duhet të jetë transparent, pse jo publik, që të mos merret më pas si shantazh i audituesit ndaj institucionit apo anasjelltas. Kohëzgjatja e një auditimi është themelore të caktohet në mënyrë transparente, që të mos përdoret për të ushtruar presion apo për të çuar auditimin në afate që nuk mbarojnë kurrë.

Vetë KLSH të shikojë mundësinë e ndryshime strukturore për ta bërë më efikas, transparent por edhe më efektiv. Ne e kemi auditin e brendshëm që lë shumë për të dëshiruar, dhe në disa raste edhe është korruptuar. KLSH duhet ti auditojë të gjithë audituesit e brendshëm. Duhet të ketë një raport për gjendjen e auditimit të brendshëm, që të mos lejohet korruptimi që doganat dhe tatimet janë korruptuar dhe kthyer në shqetësim shumë të madh.'

Por deputetët e PS-së Frrok Gjini e Alban Xhelili ishin kundër.

Xhelilaj: Auditimet bëhen në bazë të standardeve të auditimit. Planifikimi i auditimit në një institucion të pavarur nuk bëhet në konsultim me grupet e interesit.

Braçe: Kanë 10 muaj në një drejtori atje. Ça bëjnë atje pinë kafe? Jam deputet dhe jo auditues, dhe e kam hedh çështje në tokë për 2 javë jo dhjetë muaj. Janë çështje edhe në dyer të drejtësisë, ca bëjnë dhjetë muaj atje. Thonë e din drejtori, ca di drejtori apo drejtorin atje. Prandaj duhet një kohë për auditimit.

Gjini: Unë shoh se ju kryetar keni një tendencë për ta vënë në kontroll politik.

Braçe: Kjo është e rëndë.

Gjini: Jo nuk është e rëndë fare. Është cenim edhe kjo puna e afatit. KLSH është organ kontrolli por edhe hetimi. Heton, a ta njehsojmë me prokurorin.? A i publikon ai çështjet në hetim?

Braçe: E ke gabim ai nuk heton, po bën auditim

Gjini: Po pra auditon dhe heton, dhe i çon çështjet në prokurori. Si mund t’ia caktosh ti kohëzgjatjen një organi që kontrollon. Të bëjë kontroll rutinë ai.

Deputeti Braçe tha se caktimi i afateve për kohëzgjatjen e auditimit, çliron vetë institucionin nga paragjykimi që po i bëhet vetë KLSH mbi transparencën, pasi shpesh audituesit cilësohen si shantazhues dhe të korruptueshëm.

'Hetimet bëhen me afate, dhe afatet shtyhen vetëm kur vendos gjykata. Po tek KLSH kush vendos? Kush e përcakton afatin? Këtu s’ka njeri që i kontrollon, kërkojë transparencë në afate dhe argumente se kur e shtyn afatin. KLSH po paragjykohet se nuk ka besim prej këtyre proceseve.'

Propozimet që pritet të jenë pjesë e rezolutës së Kuvendi për KLSH-në, kanë të bëjnë me hetim më të detajuar ndaj koncesioneve, auditime në tema mjedisore.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim