Mbi 11 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 29 arrestime dhe procedime penale! 49 pezullime dhe bllokime

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur  11.722 gjoba gjatë javës që lamë pas në kryeqytet.

Blutë sqarojnë se janë pezulluar 14 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 10 raste për tejkalim shpejtësie dhe 16 raste të ndryshme 

Arrestime dhe procedime

-29 arrestime dhe procedime penale

-4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

-6 persona për pa leje drejtimi

-15 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit

-2 largim nga vendi i aksidentit

-1 person u procedua për korupsion aktiv

-1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

-11.722 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë

-22 masa për xhama të zinj

-265 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-267 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-656 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

-9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”

-456 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

-8.451 masa për qëndrim të gabuar

-794 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent

Pezullime dhe bllokime:

-14 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

-10 raste për tejkalim shpejtësie

-16 raste të ndryshme

-9 automjete u bllokuan, përfshirë 5  për mos pasjen e dokumenteve me vete

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro