Për dy ditë me radhë, Shkodra u kthye në kryeqendrën e festës së motorëve, duke mirëpritur qindra motoristë dhe adhurues të rock-ut nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. “Moto Fest” solli në qytet atmosferë festive, muzikë live, parada dhe aktivitete që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve. Për vizitorët Shkodra ofron gjithkcka si në asnjë qytet tjetër

"Shumë bukur. Më vjen keq vetëm se nuk kam motorrin tim, por do ta sjell së shpejti në Shqipëri. Shkodra është shumë e bukur, më pëlqen shumë, ushqimi shumë i mirë dhe është një qytet i bukur' thotë një turiste italiane.

Kulmi i aktivitetit ishte parada e motorëve, e cila mblodhi mbi 500 motoristë, në një nga organizimet më të mëdha të këtij lloji të zhvilluara ndonjëherë në rrugët e Shkodrës. Në krye të paradës ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili iu bashkua motoristëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Atmosfera e krijuar gjatë dy ditëve të “Moto Fest” një event i mbështwtur nga Bashkia Shkodër, e ktheu kryeqendrën e veriut Shkodrën në një pikëtakim të rëndësishëm për komunitetin e motoristëve dhe promovoi qytetin si destinacion eventesh dhe turizmi.

U.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?