Pesha e punës së paguar me pagë minimale në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta, përkundrejt pritshmërive që pozitat e punës së mirë-paguar duhet të rriten në kushtet e mungesës së punonjësve dhe rritjes së inflacionit. Për periudhën janar-mars 2024 është shtuar me 10.8% numri i punonjësve që marrin rroga deri në 50 mijë lekë.
Bazuar në statistikat e INSTAT, 25.8% e të punësuarve në vend ose përafërsisht 341 mijë persona paguhen 40 mijë lekë në muaj, nga 21.6% (afro 285 mijë) që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Po ashtu është rritur me 6.6% numri i punëmarrësve që paguhen nga 40-50 mijë lekë në muaj. Nëse vjet në tremujorin e parë këtë pagë e kishin përafërsisht 177 mijë punonjës, këtë vit numri është rritur në rreth 265 mijë.
Praktikisht sipas përllogaritjeve 55.2% e të punësuarve në vend, kanë rroga deri në 60 mijë lekë, pra që nuk arrijnë kufirin mesatar të pagave në Shqipëri që është 73.6 mijë lekë. Mungesa e pasqyrimit të një rritje të fortë të rrogave, sipas ekspertëve lidhet me informalitetin në tregun e punës, ku qindra subjekte nuk i deklarojnë pagat reale të punonjësve.
Më pas janë 27% e totalit të të punësuarve në vend që kanë paga në vlerat mbi 60 mijë lekë deri në 95 mijë lekë. Mbi këtë vlerë deri në 120 mijë lekë marrin vetëm 7.9% e të punësuarve, kurse rroga mbi 120 mijë lekë marrin vetëm 9.9% e shqiptarëve që janë në punë.
INSTAT raporton se në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar rroga mesatare është rritur me 8.9 mijë lekë, e udhëhequr kryesisht nga sektori publik, si rezultat edhe i reformës së rritjes së pagave nga qeveria. Në këtë periudhë është thelluar edhe diferenca e pagave privat-shtet, pasi rroga mesatare në privat përllogaritet në 68.6 mijë lekë nga 84.9 mijë lekë që është në shtet.
PAGA MINIMALE DERI 40 MIJË LEKË
Janar-Mars 2023 21.6% e të punësuarve
Janar-Mars 2024 25.8% e të punësuarve
PAGA 40.001-50.000 LEKË
Janar-Mars 2023 13.4% e të punësuarve
Janar-Mars 2024 20% e të punësuarve
PAGA 50.001- 60.000 LEKË
Janar-Mars 2023 9% e të punësuarve
Janar-Mars 2024 9.4% e të punësuarve
PAGA MBI 60 MIJË LEKË
Paga 60.001-95.000 27% e të punësuarve
Paga 95.001-120.000 lekë 7.9% e të punësuarve
Paga mbi 120 9.9% e të punësuarve
*Shënim:
Për të përllogaritur se sa punonjës kanë marrin X pagë në janar-mars 2024, janë marrë në referencë shifrat e punësimit të fundit të vitit 2023, për shkak se INSTAT ka shtyrë pa afat publikimet për statistikat e punësimit të tremujorit të parë, për arsye metodologjike, që mund të lidhen edhe me publikimin e të dhënave të CENS-it të popullsisë dhe banesave që publikohet në 28 qershor, ku do të jepet i saktë numri i popullsisë, i të punësuarve dhe papunëve.
G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
11.9%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria po ‘plaket’, një në 5 shqiptarë është mbi 65 vjeç! Ekspertët: Shkak kryesor emigrimi! Pasoja negative në ekonomi, duhen masa urgjente
1 Korrik, 15:44
-
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
29 Qershor, 16:55
-
Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve
29 Qershor, 07:18
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor, 19:07
-
‘Bum’ ndërtimesh në vend, por Censi zbulon shifrat: Në 13 vite u shtuan 70 mijë banesa, 356 mijë banesa janë bosh
28 Qershor, 17:45
-
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare
28 Qershor, 16:32
-
Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011
28 Qershor, 11:25
-
Mbi 31 mijë të huaj hynë çdo ditë në Shqipëri gjatë majit, 973 mijë turistë! Bumi zhvlerëson valutat, euro zbret në 100.2 lekë
24 Qershor, 16:56
-
Kriza e blegtorisë po thellohet! 677 mijë krerë më pak në një dekadë, bie prodhimi i qumështit! Fuqizohet importi i kafshëve të gjalla
23 Qershor, 21:48
-
Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë
23 Qershor, 07:57
-
Viti akademik 2023-2024, INSTAT: Arkitektura dhe ndërtimi dega e preferuar, rreth 6 mijë të regjistruar! Mes studentëve shqiptar edhe italian
22 Qershor, 17:33
-
Hotelet në informalitet/ 2.3 milionë turistë në 4 muajt e parë të vitit, vetëm 13% të deklaruar
22 Qershor, 16:43
Po perse duhet dikush te deklaroj apo paguaj me teper kur sigurimet shoqerore,shendetesore dhe tatim fitimi bejne gati 35-40% te rroges se nje buxhetori?!Ndersa bizneset me xhiro deri ne 140 miljon kane tatim fitomi 0!!!!!Per mos folur pastaj per vitet e pensonit i cili kerkon 40 vjet kontribute.As Enveri Diktator nuk e shkaterroj te ardhmen e ketij Kombi sa keta pushtetaret 30 vjecare
Përgjigju