Goditje dhe plagosje për shkak të detyrës, nisin hetimet për Gert Shehun pasi qëlloi me grusht Berishën! Ish-kryeministri thirret për të dëshmuar, por nuk pranon

Sot ish kryeministri, Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në polici për sulmin e djeshëm ndaj tij. Sipas zëdhënësit të tij, Alfred Lela dhuna u pa live dhe Berisha reagoi me deklaratat për shtyp duke shtuar se nuk mund të harxhojë asnjë minutë për policinë që e cilëson politike. Agresori, Gert Shehu është vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa masa e arrestit i është komunikuar gjersa ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet për plagët e marra pas goditjeve të truprojave të Berishës. Këta të fundit u paraqitën në polici për të dhënë dëshminë e tyre dhe më pas u lanë të lirë.

Policia bën me dije se pas hetimeve ka referuar në prokurori materialet për Gert Shehun, për veprat penale goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokuroria ka dhënë urdhër që të sekuestrohen pamjet filmike të tre ditëve të fundit në vendet ku ka qëndruar Gert Shehu dhe për të parë se më kë është takuar.

31 vjeçari, pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekimin e nevojshëm. Ndryshe nga dokumenti shëndetësor i publikuar ku tregohej se 31 vjeçari, Gert Shehu prej vitit 2018 kurohej për probleme të shëndetit mendor, Berisha tha se sulmi ndaj tij kishte qenë i organizuar, ndërsa shtoi se agresori i tij kishte qenë agjent i policisë kriminale.

Report Tv ka siguruar edhe video-n, ku shihet qartë sesi 31 vjeçari para se të kryente sulmin me grusht ndaj Berishës është parë duke dalë nga xhamia dhe më pas ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku ka tentuar që t’i afrohet ish kryeministrit gjatë momentit që ky i fundit u drejtua për tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Pasi nuk arriti t’i afrohej gjatë kohës kur ishte në oborrin e selisë, Gert Shehu ka gjetur momentin e përshtatshëm për ta goditur ndërkohë që Berisha dhe Meta po shkonin drejt protestuesve që ishin mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Për sulmin e bërë ndaj Berishës pati reagime të shumta nga ana e opozitës dhe ambasadave të huaja në vend, të cilat e dënuan rastin duke e cilësuar si të papranueshëm në një vend demorkatik. Gjithashtu, kryeministri, Edi Rama kërkoi që përgjegjësi të dilte para ligjit dhe të merrte dënimin e merituar për sulmin që kreu i ekzekutivit e konsideroi si akt të patolerueshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Me kë është shoqëruar agresori i Berishës 3 ditët e fundit? Prokuroria kërkon sekuestrimin e pamjeve filmike për Gert Shehun

1670341334_finalprojekt.00124107.Still008.jpg

Pasi goditi me grusht Sali Berishën, prokuroria tashmë ka nisur hetime për Gert Shehun, për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur ngjarja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është dhënë urdhër që të sekuestrohen pamjet filmike të tre ditëve të fundit në vendet ku ka qëndruar Gert Shehu dhe për të parë se më kë është takuar.

Ora 15:20
Nisin hetimet për agresorin e Berishës, akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje

1670400778_page.jpg

Gert Shehu, 31-vjeç, agresori i cili goditi me grusht Sali Berishës është arrestuar nga policia. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ai është arrestuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

‘Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Ora 11:42
Goditi me grusht Berishën, dëshmia e 31-vjeçarit: Mu kujtua Gërdeci dhe ’97-ta

 

31-vjeçari Gert Shehu ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo nuk ka qenë e plotë. Shehu ka dhënë vetëm disa deklarime të shkurtra dhe ka thënë se dëshminë e plotë do ta japë në një moment të dytë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Shehu ka deklaruar se në momentin që ka goditur me grusht Sali Berishën ka pasur një kakofoni mendimesh në kokë, ku për një moment i janë kujtuar edhe ngjarja e Gërdecit dhe ajo e vitit 1997.

Por, dëshmia e tij për momentin nuk do të merret parasysh nga policia, pasi sipas tyre është kontradiktore. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, policia dhe prokuroria do t’i bazohen dëshmisë që 31-vjeçari pritet të japë në një moment të dytë.

Ora 11:24
Goditja e Berishës, truprojat e ish-kryeministrit lihen të lirë! Ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë

Truprojat e Sali Berishës u shoqëruan gjatë mesnatës në polici, ndërsa gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se ata janë lënë tashmë të lirë. Në dëshminë e tyre, truprojat kanë deklaruar se vetëm kanë parë një person që është futur dhe ka qëlluar ish-kryeministrin dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke bërë detyrën. Ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë. 

Ora 11:06
‘O të turpëruar zhdukuni nga aty’, reagon ashpër ish-truproja i Berishës: Po të ishte armë ku do e mbanit frymën ju frikacakë

Ish-truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku ka reaguar pas incidentit në protestën e djeshme, ku ish-kryeministri u godit me grusht në fytyrë.

Në një reagim, Levanaku akuzon truprojat e Berishës, si të paaftë dhe se nuk kanë reaguar si duhet. Ai shkruan se nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte pasur armë me vete do të mund ta kishte përdorur, pasi ata nuk janë të aftë për t’a mbrojtur Berishën.

Reagimi i plotë
Keqardhje e madhe për mua. Nuk është nevoja të krenohem kur punoja vet që për 9 vet nuk u prek asnjë qime floku. Dhe pse pushteti, Bandat ishin të pushtetit të veshura me pushtet. Por përkushtimi, Motivimi ishin në maksimum. Lideri është Baba, Prindi, Vëllai. Dhe unë këtë kisha në trurin tim. Nuk lejoja afër as nipërit e mi dhe as tijtë, as politikanë që shpesh ju ngelte hatri. Kush më njeh e di që kurrë nuk gënjej për asgjë.

Me njeh Flamuri, Strazimiri, Mediu, Jozefina e gjithë përfituesit të mirave të pushtetit të Berishës, më njeh mirë dhe shoferi aktual i Berishës që nuk falja dhe nuk neglizhoja asgjë e shumë të tjera. Isha i përgjegjshëm për çdo rast e çdo gjë e në çdo kohë. Në punë e jashtë saj. Vlerësoja një mize kur kalonte për të dytën herë e jo një bandit qe i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk është bodyguard. Nuk di të mbrohet se mendon që ka njerëzit e duhur për rreth qe merren me sigurinë e tij. Agresori çfarë deshi bëri. Të ishte me armë do e përdorte dhe kishte thikë do e qëllonte, kishte grushte e qëlloi.

Raste të tilla me qindra kemi kaluar, por kurrë nuk është prekur as një qime floku. Jam krenare për veten por më dhemb zemra kur shoh çfarë ndodhi. Shihi rojet. Asnjëri nuk e di në të vërtetë kush është roje e kush jo. Të gjithë me syze pa kujdes, mburravecë të lehtë pa eksperiencë. Dikush dhe mburret mbrapa duke thënë a e pe si e rrahëm agresorin. O te turpëruar zhdukuni nga aty. Është lideri historik. Nuk është Rama që mund ta rrahësh e nuk e ka për gjë. Jeni të turpëruar dhe kush ju drejton ju. Duhet t’ju vij turp dhe t’ju dhemb zemra si mua për atë qe ndodhi. Lideri është lider. Turpi është i juaji që nuk e mbrojtët.

Unë ju a lashë të fortë e të paprekshëm. Si do u dilni përpara syve familjes së Liderit dhe tuajës. Sepse ishte lehtësisht e shmangshme. Nuk ishte Armë. Po të ishte arme ku do e mbanit frymën ju Frikacakër. Nuk punohet me liderin për të dalë ne Televizore e media e për t'i marre të mirat asaj pune. Zhdukuni. Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishën. Un nuk e bëj dhe pse kam mijëra arsye.

Dhe pse ju a dorëzove të forte dhe pse ju gëzuat çdo të mirë nga Pushteti dhe unë jetoj akoma në 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju, nuk jam Agron Kuliçi..E sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkatërron. Zoti te nderon dhe të dënon. Nuk flasim këtu për vitin 97 që ishin bandat dhe armët sheshit kur un punoja për Berishën por është kohë krejt tjetër….Turpi do ju ndjekë pas në kohë

Ora 10:47
Goditja me grusht gjatë protestës, zëdhënësi i ish-kryeministrit: Pse të dëshmojë Berisha në këtë polici kulimo-politike? Boll me provokimet

1670406658_saliberisha.JPG

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela ka bërë me dije se ish-kryeministri nuk do të shkojë në polici për të dëshmuar për sulmin me grusht gjatë protestës së djeshme.

“Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht.

Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!! Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni”, shkroi zëdhënësi i Berishës.

Ora 08:50
Goditi me grusht Sali Berishën, del FOTO e Gert Shehut me pranga në spital! Nuk ka pranuar të japë dëshmi

 

Pas orësh pamundësie për ta marr në pyetje për shkak të efektit të qetësuesve, 31-vjeçari Gert Shehu që goditi me grusht Sali Berishën është shprehur se do të flasë në një moment të dytë për sulmin.

Nga fotografia ku shfaqet me pranga në duar, duket se fytyra e tij është enjtur pasi u rrah nga bodigardët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit pasi hyri në mes të protestuesve për ta goditur.

1670399461_finalprojekt.00244217.Still002.jpg

B.V/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...