“Më bëni dhuratë fitoren”, Edy Reja feston 74-vjetorin: Ndihem i ri në mendje time (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka festuar sot 74-vjetorin e lindjes në ambientet e një hoteli në Stamboll ku kuqezinjtë po qëndrojnë në prag të ndeshjes me Turqinë. Siç duket edhe nga video trajneri fillimisht urohet nga presidenti Armando Duka, ndërsa më pas njëzëri të gjithë të pranishmit fillojnë të këndojnë.

Në video trajneri Reja dëgjohet të thotë: “Sekreti për të arritur në moshën time është se unë kam ndenjtur gjithmonë me të rinjtë dhe sepse jam i ri në mendjen time. Më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës, jemi rritur ndjeshëm dhe jam ndier shumë i kënaqur.

Por unë kërkoj nga ju që nesër të më bëni një tjetër dhuratë të vogël nëse është e mundur dhe nuk duhet ta bëni për mua, por për veten tuaj. Kemi mundësi për të bërë më mirë akoma dhe jemi në rrugën e duhur”

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar