Ka nisur sot lirimi i të amnistuarve nga të gjitha burgjet e Shqipërisë. Ndërsa në të gjithë vendin po vijon normalisht procesi i lirimit të të amnistuarve Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ishte i pranishëm te Burgu “Ali Demi” në Tiranë ku janë liruar 10 gra. 

Me lule në duar ministri Manjani ka takuar gratë e liruara dhe u ka shprehur mbështetje për t'u riintegruar në jetën jashtë qelisë.
 
“10 familje shqiptare do të jenë më të lumtura”, është shprehur Manjani ndërsa ka shtuar se është gati të nënshkruajë rekomandime pozitive për të liruarit nga ky ligj.

manjani te burgu grave

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com