Erzen Zyberaj ia del! Maratonomaku u nis nga Prishtina dje pasdite për të arritur në Tiranë me vrap pasditen e 28 nëntorit 2023.
E nisi rrugëtimin nga sheshi ‘Skënderbe’ i Prishtinës dhe mbërriti në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë në orën 15:00. 260 km distancë me vrap brenda 24 orëve në nder të ditës së Pavarësisë.
Mbërritja me sukses nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kesaj ultra maratone prej 260 km dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojmë Erzenit shumë suksese" shkruan në postim në facebook ndërsa publikon videon e mbërritjes së Zyberajt në sheshin Skenderbej në Tiranë.
Miqtë e tij në rrjetet sociale shkruajnë se Erzeni nuk ka pasur pothuajse kurrë përkrahje institucionale, ndaj sipas tij duhet që të përkrahet.
Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet.
Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje.
“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.
Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme. Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota.
Erzen Zyberaj ia ka dalë. Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj mbërriti në sheshin “Skënderbej’ në orën 15:00, duke mbyllur kështu udhëtimin e nisur prej pasdites së djeshme nga Prishtina.