Mero Baze: Berisha nuk ka humbur gjyqin, por ka provuar fajësinë

Mero Baze: Berisha nuk ka humbur gjyqin, por ka provuar fajësinë

Sali Berisha

Vendimi i Gjykatës së Londrës kundër Sali Berishës, nuk është thjeshtë një humbje gjyqi nga Sali Berisha. Është një humbje beteje me drejtësinë më të mirë të botës për të mohuar krimet e tij.

Dosja britanike e Sali Berishës për shkak të procesit gjyqësor tashmë është legale, dhe aty ka dhjetëra akuza, që fillojnë me korrupsion familjar, lidhje klienteliste me pushtetin përmes familjarëve, zhdukje personash dhe qeverisje despotike, korrupsion madhor, përfshirje të kriminelëve në beteja politike etj. 

Për gjithë ato prova Sali Berisha u shpall “non grata” në Britaninë e Madhe, së bashku me disa politikanë të tjerë, të cilët nuk janë bërë publik.

Vendosmëria e Sali Berishës për të sfiduar Britaninë e Madhe është një pasuri e paçmuar për drejtësinë shqiptare, pasi tani kemi prova se për gjithë akuzat që i janë bërë Sali Berishës, ekzistojnë prova nga drejtësia më e mirë e botës që ai është fajtor. Ai nuk ka humbur thjesht një betejë në gjyq, ai ku humbur betejën për të fshehur krimet e tij.

Dhe kjo është një dhuratë për drejtësinë shqiptare, SPAK dhe gjykatën antikorrupsion.

Vendimi i Gjykatës së Londrës nuk duhet të merret thjeshtë për provë, por duhet të merret dhe si një leksion drejtësie nga një vend me standardin më të lartë të drejtësisë në botë, kundër një politikani bandit, që ka vrarë dhe vjedhur në këtë vend, duke mohuar çdo fakt dhe provë dhe kur është kapur me presh në dorë duke varë në mes të Bulevardit, duke hedhur në erë fshatra për biznesin e djali të tij, duke zhdukur e rrëmbyer veprimtarë politikë që kishin ngritur akuza ndaj tij, dhe duke shantazhuar Perëndimin në konfliktin e viteve ‘90 me Jugosllavinë, i rreshtuar në anën e ushtrisë jugosllave si kapter prapavije i furnizimit me naftë të Milosheviçit.

Sali Berisha ka humbur shansin të ketë alibi për krimet e tij.

Njësoj si i biri i tij që tentoi të mohonte akuzat për Gërdecin duke hapur proces ne SHBA, duke akuzuar gazetarin që shkroi raportin investigativ për të në një revistë amerikane, ashtu dhe Berisha dështoi t’i provojë drejtësisë britanike se është i pafajshëm për ato akuza që i ngrihen.

Drejtësia britanike provoi se ai nuk i mohon dot akuzat.

Tani merreni atë vendim, përkthejeni dhe ktheheni në standard të drejtësisë shqiptare, para se të merreni me procedura arresti në penxhere apo në shtëpi. 

Drejtësia e munguar ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, është një nga arsyet e mungesës së drejtësisë në këtë vend, pasi kur tolerohet dikush që ka vrarë dhe ka vjedhur, natyrisht që për çdo njeri tjetër poshtë bëhet pazar.

Do të mjaftonte fatura që ka paguar për këtë gjyq si shpenzime të padeklaruara dhe më tej faturat për ankimimin të këtij vendimi, për të kuptuar dhe provuar milionat e fshehura të familjes së tij.

E vetmja gjë pozitive është se po provohet që lekët e vjedhura nuk të shpëtojnë dot as nderin, as të mbrojnë nga dënimi në një vend si Britania.

Ndaj ky standard duhet vendosur menjëherë këtu. Në rastin e Berishës vendimin e kanë gati. Ankesat e tij të rrëzuara, janë të gjitha akuza për të./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e mistershme e biznesmenit Armandi Nelaj, Policia e Sarandës përjashton bombolën e oksigjenit! Hetohen konfliktet e fundit dhe konkurenca në biznes

Vdekja e mistershme e biznesmenit Armandi Nelaj, Policia e Sarandës përjashton bombolën e oksigjenit! Hetohen konfliktet e fundit dhe konkurenca në biznes