Mero Baze: Pse Sali Berisha i ‘trembet’ zgjedhjes së Presidentit të ri

Mero Baze: Pse Sali Berisha i ‘trembet’ zgjedhjes së Presidentit të ri

Për të gjithë ata që janë të çuditur pse Sali Berisha ka një tërbim ta pazakont, për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe po përpiqet tia lërë tërësisht në dorë Edi Ramën, ka disa arsye që shpjegojnë tërbimin e tij. 

Ka një përpjekje tinëzare të Sali Berishës për ta lënë Partinë Demokratike jashtë detyrimit të saj kushtetues për konsultimet e detyrueshme lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe po e bën këtë duke u përpjekur të kompleksoj drejtuesit e Partisë Demokratike në detyrë, që të mos përfshihen në procesin e konsultimeve.

Duke qenë se statusi i tij si pretendent për kreun e PD nuk e lejon të jetë pjesë e konsultimeve, ai po përpiqet ti kompleksoj drejtuesit e PD që të mos marrin pjesë në këtë proces.

Këtë po e bën së pari me shpikjen e skenarit që :”Lulzim Basha do bëhet president nga Edi Rama” që çuditërisht e beson dhe Grida Dume, dhe me shpikjen tjetër që Edi Rama po blen deputetë për president, me qëllim që të tillë të quhen ata që do marrin pjesë në procesin e detyrueshëm të konsultimeve.

Vet Sali Berisha prej vitit 2002 ka marrë pjesë në gjithë bisedimet për zgjedhjen e presidentit. E ka bërë këtë me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, në pozitë dhe opozitë. Askush nuk i ka thënë i shitur apo i blerë, pasi e ka detyrim kushtetues.

Shantazhi i tij ndaj Partisë Demokratike synon të mos i jap epërsi kundërshtarëve të tij që të legjitimohen në një proces kushtetues, të detyrueshëm për të gjitha palët. Duke i kompleksuar ata me idenë e bisedimeve me Edi Ramën, ai thjesht synon ti lërë pa asnjë kusht presidentin Edi Ramës, edhe pse ky i fundit nuk duket fort në merak për të, pasi më keq se Ilir Meta nuk ka për të zgjedhur askush.

Nga ana tjetër, përveç faktit se procesi i zgjedhjes së presidentit do të bëhet përmes kundërshtarëve të tij, Berisha është i shqetësuar nga mundësia e një procesi që realisht mund it jap presidentin opozitës jo berishiane. Sado “dashamirës” të jetë Edi Rama me Sali Berishën, ai ka një vijë të kuqe nga komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ri i Shqipërisë, do të zgjidhet dikush që do të mbaj të distancuar institucionin e Presidentit nga çdo person “a non grata” në Shqipëri. Nëse ky president do të jetë një figurë e së djathtës shqiptare kjo do të jetë një goditje dyfish për Sali Berishën, pasi do të ketë një institucion kundërshtar me të ardhmen e tij politike.

Deri më sot ai ka operuar me një President që ka kundërshtuar statusin “a non grata” të Berishës dhe familjes së tij dhe ka përkrahur retorikën e tij antiamerikane. Presidenti i ri qoftë i majtë apo i djathtë qoftë grua apo burrë, ka si vijë të kuqe deklarimin paraprak se “çdo politikan “a non grata” nuk ka punë në institucionin e Presidentit.

Ndaj tërbimi i tij për procesin e zgjedhjes së Presidentit nuk është pa shkak dhe nuk është aq naiv sa përpiqet ta paraqes ai. Ai nuk është i shqetësuar që Edi Rama do zgjedh Presidentin. Ai është i shqetësuar se mos Edi Rama nuk do ta zgjedh presidentin nga të vetët dhe t'ia jap opozitës, duke qenë një President opozitar që do mbaj larg opozitës Sali Berishën. Kjo e ka tërbuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 04/04/2022 07:08

    Sot e paska me terbimin e Saliut. Po neser? Po tetanozin nga kafshimi i terbimit te Rames e keni bere apo vazhdoni te infektuar saqe po kafshoni dhe njeri tjetein???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë