I përfolur jo pak në media muajt e fundit, pas shkatërrimit të një rrjeti kriminal të trafikut të drogës në Itali i kryesuar nga Moisi Habilaj dhe daljes së përgjimeve ku përmendej edhe emri i ish-ministrit, Tahiri ka shkruar në Facebook se ka kaluar një vit të vështirë.
(Mesazhi i Tahirit në Facebook)
"Çdo ditë e vështirë e vitit që po lëmë pas, është një mundësi më shumë për vitin tjetër. Faleminderit nga zemra të gjithëve e forca për vitin që vjen", shkruan Tahiri. Ai e mbyll urimin me frazën: "Ka ende shumë rrugë përpara. Gëzuar 2018".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com