Propozimet e fundit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për reforme zgjedhore radikale që kërkon kohë përtej 15 marsit , afati i fundit i vendosur për miratimin e reformës zgjedhore, bashkë me letrën e Metës drejtuar Brukselit ku rendiste një sërë kritikash për raport progresin për Shqipërinë, duket si një përpjekje e koordinuar mes palëve për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Në fakt plotësimi e reformës zgjedhore eshte nje nga kushtet per te marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave, të parashikuara për muajin maj, ndërkohë që kushtet e reja të vendosur nga Lulzim Basha patjetër që do të shkelnin këtë afat.
Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim kokë më kokë në presidencë me kreun e PD Lulzim Basha. Një takim informal të panjoftuar për mediat. Nuk dihet se çfarë ata të dy kanë biseduar në atë takim, por qëndrimet e fundit tregojnë se janë koordinuar për bllokimin e mundshëm të negociatave.
Të paktën kjo duket nga nismat që kanë ndërmarrë si Meta dhe Basha gjatë dy ditëve të fundit.
Kështu Meta shpalli hapur nisjen e një fushate protestash në çdo qytet si dhe i dërgoi letër komisionerit për zgjerimin përmes të cilës nxinte situatën në Shqipëri. Ndërsa Basha sot në mënyrë të papritur, në një moment kur reforma zgjedhore po shkon drejt përmbylljes pas një faze të gjatë diskutimesh, propozoi një listë me kërkesa që kundërshtojnë konsensusin e arritur mes palëve dhe që shkojnë përtej 15 marsit.
E gjithë kjo duket si një përpjekje e përbashkët për të bllokuar negociatat dhe për të penguar Ramën për të marrë një tjetër meritë politike, pas suksesit të arritur në konferencën e donatorëve.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
Problem kemi ,qendrimin jo normal te politikaneve ,ndaj politikes se mirfillt per te organizuar e forcuar shtet normal te se drejtes ,te hapur per te gjithe popullin .Fatkeqesisht ne qe e vuajme kete c'rregullim , na mer fora dhe mundohemi te behemi me politikan se politikanet ,ndoshta pa dashur ,behemi bashkefajtor .Tek gjithe politika jone ,ekziston mendimi i pa dizuar se ,kur kan pushtet ,behen perandor te plotfuqishem ,dhe te pa pergjegjshem ndaj popullit ,sepse ata jane te pergjegjshem vetem ndaj zotit .Sa per "diversionet" e zoteri Meta ,Basha ,nuk duhet paragjikuar ,"si armiq te popullit" , se s'dashkan bashkimin e shqiperise me BE-ne . Nese do te ecim me kete mendie te akullt ,atehere i bie qe zoterin Rama ,sot KM i vendit ,ne vitet 012-013 ku nuk firmosi 3 kerkesat e BE-se ku shqiperia te behej anetare ,sot duhet te ishte ne sketerre .Le ti harrojme njeher e mire keto marifete ,qe gjithe kohen na kane nxir jeten ,dhe s'na lene te bejme hap drejt zhvillimit e perparimit te vendit . Le te pranojne politikanet ,qoft te humbasin nga pak , nga te drejtat e tyre ,per te gjet nje rruge te mesme ,te mire per te gjithe .Shtepin e tij c'dokush e drejton vet ,nuk eshte e mundur te pranosh gjitonin ta besh kryetar families .Kur gjerat si dim mire ,eshte me mire te heshtim ,per te mos shkaterruar edhe ato qe kemi mund te bejme .Faleminderit .
PërgjigjuShum i pa arashikushem zoteri te lem kete te lem ate ....as te qi as te leshon terhiqe e mos e kepuut po vazhduam me mendimin ten pas na njeqind vitesh pa te shom
Po nuk filloj nga ato cfare duhet OFL. Pse gazetaret e ju media nuk tregoni apo pyesni kur japin konferenca shtypi per pasurin e tyre ?
PërgjigjuPrit te bejm hair me keta pucista. Aman kur do vi dita te arrestohen kta funderrina njeri me hajdut se tjetri
PërgjigjuMeta Basha = bajge. Dy gjysma bajga a bejne nje bajge?
PërgjigjuNuk duam negociata populli do te arrestohet meta edhe basha..
Përgjigju