Meta ‘shmang’ Berishën: Aksioni i PL përqendrohet te 5 prioritet tona, i japin zgjidhje problemeve të vendit

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë Edi Rama, ndërsa nuk pasti asnjë sulm në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

I pyetur mbi aksionin opozitar dhe nëse është në kontakt me Sali Berishën Meta duket se iu ‘shmang’ këtij të fundit duke u fokusuar tek prioritetet e Partisë së Lirisë.

“Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështetjen e të gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqendrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, tha Meta.

Meta u ndal edhe tek projeketet infrastrukture në vendin tonë, ndërsa pritet edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, fatura e këtij projekti u rrit nga 205 milionë euro në 298.8 milionë euro. 

“Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e  tatime

Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit”, tha Meta.

Kujtojmë që në konferencën e fundit për media, Meta shigjetoi kreun e SPAK, duke e akuzuar se bashkë me Ramën, kanë tentuar t’i bllokojnë llogaritë bankare të PL.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 19/08/2024 15:54

    Ilirin duhet ta besojme sepse si kryehadut i din te gjitha hilet,por per keto qe thote nuk i drejtohet SPAK ut,por genjen opinioni publik per te mbyllur korrupsionin e tij.Por cdo shqiptar i ndershem e njeh cfar mostre eshte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten