Miratimi i paketës anti-KÇK, SHBA-BE: Ligji special forcon luftën kundër krimit dhe terrorizmit, të ndiqet nga SPAK-u

TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përshëndetesin miratimin e paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare që ka objektiv luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Delegacioni i drejtuar nga ambasadori Soreca në Tiranë thekon se ligji special prezanton masa të reja parandaluese dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem. Megjithatë, BE-ja thotë se do ta ndjekë nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Këshilla e delegacionit është që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un, ashtu sikur parashikohet në Aktin Normativ.

Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës" mbyllet deklarata.

Edhe ambasada e SHBA-së në Shqipëri shprehet se e mirëpret përpjekjen e qeverisë për të intensifikuar parandalimin e krimit që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Por ashtu, si BE edhe SHBA e vendosin theksin që mekanizmat duhet të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

"Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh" thotë SHBA.

Në reagimin zyrtar pas miratimit të paketës dy ambasadat, SHBA-së dhe BE-së përpos mbështetjes së Aktit Normativ, kërkojnë që masat e reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un. Një gjë e tillë parashikohet edhe në Aktin Normativ, por cfarë theksohet konkretisht? Neni 9 i Aktit Normativ përcakton rolin e SPAK-ut qartësisht;

Neni 9
Gjykata dhe prokuroria kompetente ne kuptim te ketij aktinormativ
1. Kërkesa për marrjen e masave parandaluese dhe kundërshtimi i masave të marra sipas përcaktimeve të këtij akti normativ shqyrtohen në shkallë të parë, nga Gjykata e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

2. Ankimimi kundër vendimeve të gjykatës në lidhje me vendosjen e masave parandaluese sipas pikës 1, të këtij neni, shqyrtohet në Gjykatën e Apelit, në juridiksionin e së cilës janë çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

3. Prokuroria kompetente, në kuadër të masave të parashikuara në këtë akt normativ, është Prokuroria e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Lexo këtu risitë e paketës anti-KÇK

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 02/02/2020 18:06

    Pse pikerisht tani qe eshte gati spak? Qeveria i di emrat qe rrezikojne ata kane siguruar votat nqs do donin qe krimineleve tu merrej pasuria pse bllokuan spak per 4 vite ndersa sot qe ky i fundit eshte gati keta cbejne e dopjojne me struktura paralele kjo per mua eshte me shume dekospirim i listes se njerzve qe do arrestohen keni per te pare qe per cdo arrest qe do zhvilloj spak ckc rames do shkoi perpara ti lajmeroj duke bere sikur po i arreston

    Përgjigju
  • Populli: 02/02/2020 17:09

    Vetem amerika e ben kete vend.. Bejeni per popullin e pafajshem..

    Përgjigju
  • F-35: 02/02/2020 10:55

    Qendrime as mish, as peshk; edhe keshtu, edhe ashtu. Thone dakord, por kujdes te drejtat e njeriut. Po si mund te mbrosh te drejtat e shumices po nuk preke me ligj disa te drejta te pakices se inkriminuar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza